Këshilli i Mandateve po depoziton provat e reja të Prokurorisë për Krime të Rënda

0

Këshilli i Mandateve po depoziton provat e reja të Prokurorisë për Krime të Rënda e cila kërkon autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Saimir Tahiri. Kjo në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”

Prokurori Besim Hajdarmataj: “Dje kemi marrë prova të reja nga pala italiane. Kërkojmë të paraqesim disa prova të reja. kemi arritur të kryejmë dhe disa veprime hetimore të cilat e implikojnë deputetin Tahiri për të cilin ne kemi kërkuar autorizimin për arrestimin.  Gjatë ditës së djeshme kemi administruar një pjesë tjetër të përgjigjes të letërporosisë të ardhur nga autoritetet italiane”.

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në ditën e dytë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura më pas seanca do të vijojë me dëgjimin e mbrojtjes së Saimir Tahirit. Degjimi i palës mbrojtjes do të jetë me dyer të hapura.

Prokurori Hajdarmataj: Duke qenë në fazën e kryerjes së veprimptarisë hetimore, kemi arritur të kryejmë disa veprime hetimore që implikojnë deputetin Tahiri. Ditën e djeshme kemi të administruar tashmë, një pjesë tjetër të letërporosisë të ardhur nga autoritetet e drejtësisë italiane. Kërkojmë t’i paraqesim dhe t’i administrojmë sipas rregullave proceduriale.

Avokati i Saimir Tahiri: Ne kuptimin procedurial ne kemi të drejtë të dëgjohemi për kërkesën, për ato rrethana që dje u sqaruan. Duhet të na shpjegojë prokuroria se çfarë përmban letërporosia e palës italiane. Nëse letërporosia përmban dosjen prej 460 faqesh, atëherë ky material është publik dhe kjo nuk përbën provë të re. Nëse bëhet fjalë për pyetjen e ndonjë dëshmitari, që mund të përbëje sekret hetimor, kjo është një çështje që e vlerësoni ju, por ne duhet të dëgjohemi paraprakisht.

Gramoz Ruçi: Kemi lënë një rend dite. Kemi të bëjmë me një kërkesë të re të palës së akuzës, që Komisioni do ta shqyrtojë pasi të dëgjojë palën mbrojtëse dhe do të vendosim. Kërkesa është bërë.

Enkelejd Alibeaj: Është kërkesë e bërë nga prokuroria, që ka pasuruar materialin e vet edhe me akte të reja. Është një kërkesë që përmbush të gjitha normat teknike, në mbështetje edhe të kërkesës të bërë nga mazhoranca që kërkon prova. Siç duket paska edhe një provë tjetër. Është në dobi të procedurës së veprimtarisë së këtij komisioni, që të operojmë me marrjen e këtyre provave. Modalitetet e marrjes së kësaj prove, do të mbulohen nga sekreti hetimor? Nëse po, ne të vazhdojmë me administrimin e këtyre elementëve të provave dhe më pas të vazhdojmë me rrjedhën e veprimtarisë së këtij komisioni me palën mbrojtëse.

Ulsi Manja: Mbledhja e Këshillit duhet të fillojë aty ku u la dje, me parashtrimin e avokatit të deputetit Tahiri dhe lidhur me kërkesën e re të Prokurorisë, pasi të dëgjohen parashtrimet të shqyrtohen, sepse është një kërkesë e re e Prokurorisë për depozitim provash dhe pasi të mbarojnë parashtrimet ne do të shprehemi për kërkesën e Prokurorisë.

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari: Na shpjegoni çfarë materiali

Enkelejd Alibeaj (deputet PD): Kërkesa e Prokurorisë përmbush kushtet teknike, të operojmë me marrjen e provave. Të administrohen provat.

Ulsi Manja (deputet i PS): Mbledhja do fillojë aty ku u la dje, me parashtrimin e avokatit të Saimir Tahirit. Më pas të vazhdojmë me kërkesën e Prokurorisë

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.