Këshilli i Mandateve mblidhet sërish nesër për të vazhduar proçedurën

1

Pas një seancë maratonë, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk ka arritur të marrë një vendim brenda ditës së sotme për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Avokati mbrojtës i ish-ministrit kërkoi tre ditë kohë për të përpiluar materialin e mbrojtjes pas njohjes me faktet e reja të organit të akuzës gjatë seancës me dyer të mbyllura zhvilluar pasditen e sotme.

Drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Gramoz Ruçi tha se dita e hënë është tepër vonë dhe i la një afat palës mbrojtëse deri të shtunën paradite në orën 10:00.

Deputetët e Partisë Demokratike kundërshtuan si kërkesën e avokatit mbrojtës, ashtu edhe vendimin e drejtuesit të seancës Ruçi, duke kërkuar që të marrin një vendim brenda ditës së sotme.

Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi që propozimi për zhvillimin e seancës ditën e nesërme të hidhej në votim, por Ruçi refuzoi duke mbyllur edhe mbledhjen e ditës së sotme.

Këshilli i Mandatave nisi mbledhjen rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda e përfaqësuesi nga drejtuesi Besim Hajdarmataj dhe prokurorët Elisabeta Ymeraj dhe Gentjan Osmani, publikuan edhe faktet të bëra publikë një ditë më parë që sipas tyre implikojnë Saimir Tahirin në grupin e trafikut të drogës.

Nga ana tjetër anëtarët e mazhorancës në Komision, kërkuan fakte konkrete që e përfshijnë Saimir Tahirin në këto akuza, por jo ato të publikuara në mediat italiane, çka solli edhe zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Nga ana tjetër opozita ka kërkuar që prokurorisë të mos i bëhet gjyq në këtë seancë.

Deputeti Saimir Tahiri duke iu drejtua Prokurorisë tha se ka qenë ai që ka kërkuar hetim në Prokurori për Habilajt, pas deklaratës në media se makina e tij është përdorur për trafik droge.

Seanca e pyetje-përgjigjeve në Këshillin e Mandateve u shoqërua me debate, ku socialistët pretenduan se provat e prokurorisë janë të pamjaftueshme për të legjitimuar arrestimin e deputetit Tahiri.

Edhe ky i fundit, pati pretendime për pamjaftueshmëri të provave nga organi i akuzës, çka bëri që rreth mesditës, Tahiri të largohej nga mbledhja për t’u rikthyer në seancën e pasdites me dyer të hapura.

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, vjen pas një dosje voluminoze të dërguar nga hetuesit italianë mbi përgjimet e kryera ndaj grupit të strukturuar kriminal të vëllezërve Habilaj nga Vlora.

16:37- Avokati i Tahirit: Duam 3 ditë kohë për mbrojtjen. Alibeaj: Alibi!

Avokati i Tahirit: Është shumë e rëndësishme për ne si mbrojtje që t’i kërkojmë këtij paneli të Këshillit që për shkak të pamundësisë reale që ne si mbrojtje kemi patur për tu përgatitur në një mbrojtje sa më cilësore, në kuptimin e standardit të procesit të rregullt të kërkojmë kohën e arsyeshme.

Kjo dhe për faktin se organi i prokurorisë, veç pretendimeve që paraqiti në kërkesë, sot ngriti dhe pretendime të tjera shtesë, të cilat ne i kemi mbajtur shënim dhe duhet t’i integrojmë në një mbrojtje që do i shërbejë jo vetëm këtij paneli, por edhe realizimit të procesit  të rregullt, në funksion të dhënave të drejtësisë.

Për këtë duam një afat të arsyeshëm dhe unë e kuptoj ndjesinë e çështjes, dhe në raport me publikun, dhe në raport me gjykimin e shpejtë, por pa cenuar standardet. Brenda këtij standardi është edhe mbrojtja. Një mbrojtje e arsyeshme, për mendimin tonë kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Ditën e hënë jemi gati që të paraqesim mbrojtjen tonë të shkruar dhe të argumentuar.

Alibeaj: Të jetë taktikë vallë? Në qoftë se doni ta shtyni deri në kalendat greke, kjo nuk u bën nderë. Ky është momenti sot. Zt.Kryetar ju dje u përbetuat që në momentin që u erdhi kërkesa e prokurorisë ia keni bërë me dije zt.Tahiri dhe avokatit. O ju keni shkelur procedurën, ose zotërinjtë duan të abuzojnë. Ne sot po vendosim për t’i dhënë udhë procedimit dhe kërkesave që organi i hetimit do të çojë përpara. Është kjo thelbi i fillimit të reformës në drejtësi. Ky është momenti. Kjo që kërkoni nuk është gjë tjetër vetëm se alibia e radhës. Ne duhet të vazhdojmë një orë e më parë me procedimin.

Çuçi: Këtu jemi për të respektuar të gjitha procedurat parlamentare përfshirë të drejtat e çdo kujt përballë Kushtetutës. Në qoftë se deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për autorizimin për ta arrestuar dhe jo për shkelje semafori, nuk i jepet e drejta të mbrohet ky është një turp. A jemi brenda afateve procedurale? Absolutisht! A ka një traditë si ka vepruar ky këshill? Absolutisht. Kujtoj rastin e vitit 2017, kur është kërkuar procedim për Lulzim Bashën. Kam totalisht bindjen se këtu kemi të bëjmë me një farsë, por duhet të dëgjojmë deri në fund personin e akuzuar me një nga veprat më të rënda të Kodit Penal.

Strazimiri: Këtu nuk kemi të pandehur. Në Gjykatë bëhet mbrojtja dhe jo këtu. Këtu nuk jepet vendim fajësie apo pafajësie. Të japë shpjegime, po. Të bëjë vërejtje ndaj çështjes po.

Halimi: Provat e prokurorisë janë të mjaftueshme për dyshimin e arsyeshëm. Vazhdojmë që sot. Ne marrim vendim për t’ia përcjellë seancës plenare, e cila merr vendimin, keni gjithë kohën e duhur për të paraqitur mbrojtjen.

Nasip Naço: Sigurisht ne do të pyesim organin procedues, pasi në kërkesën e tyre kanë bërë dy kërkesa; një për arrestimin dhe e dyta për kontrollin personal dhe të  banesës.

Ruçi: Nuk mund të vijë asnjë organ këtu që të thotë se ju bëjeni sot. Nëse ka argumente për të ndaluar Saimir Tahirin e ka këtë të drejtë. Ne rregullorja na detyron që brenda 4 ditësh, Këshilli dhe Parlamenti duhet të shprehet po ose jo. Në këtë rast, Prokuroria na ka paraqitur një kërkesë që kërkon ndalimin e Saimir Tahirit. Sipas kësaj Rregulloreje, ky Këshill ka në dispozicion 4 javë.

Alibeaj: Ne kërkuam proces të rregullt ligjor. Barazi armësh. Është vetë kërkesa e Prokurorisë që ka ngutin brenda. Keni frikë se mund të prishen provat? Keni frikë se mund të ikë? Kemi kohë për të pritur derisa misionarët e dërguar në Itali të prishin provat atje? Kjo nuk është e drejtë.

Naço: Para se të votohej do të doja një përgjigje nga prokuroria, asgjë më tepër.

Prokurori: Mendoj se ne i kemi parashtruar të gjitha argumentet, qoftë me provat dhe faktet, qoftë edhe me arsyet se pse kërkohet një autorizim. Ne nuk e dimë cili mund të jetë vendimi juaj, kështu që ne nuk mund të shprehemi.

Ruçi: Duke dëgjuar palën mbrojtëse, mendoj se është e domosdoshme. E hëna është vonë, keni kohë deri nesër.

Alibeaj: Kemi filluar një procedurë që duhet të vazhdojë. Në mes të natës do të vazhdojmë këtu. Pesë me pesë, në matematikë nuk bëjnë shumicë.

Ruçi: Në çdo komision, kur fillon dhe mbaron mbledhja e përcakton kryetari i komisionit. E dyta, unë kam këtu një tabelë me precedentë. Në të gjitha rastet nuk është mbyllur me një mbledhje. Ka qenë vetëm një rast. Rasti që deputeti ishte i ndaluar. Kurse të gjitha rastet e tjera, po e filloj me deputetin Lulzim Basha ka zgjatur 60 ditë. Ne nuk kemi pse ta zvarrisim në kalendat. Dita e hënë që kërkuar juve nuk e konsideroj.

Alibeaj: Hidhe në votim. Ti sot sapo pranove fajin.

Ora 14:16 Këshilli i Mandateve kërkon 10 minuta pushim, me pas do mblidhet me dyer të mbyllura

Ora 14:10 Saimir Tahiri largohet nga Komisioni për Mandatet dhe Imunitetin

Tahiri: Sistemi TIMS për publikun është një sistem me të dhëna sekrete?

Prokurori: Patjetër

Tahiri: Për cilën arsye sistemin TIMS e keni përmendur dhe të tjerat jo?

Prokurori: Ne kemi thënë që ju keni kaluar në këtë data me automjet. Ne nuk kemi dhënë dhe japim detaje të tjera.

Tahiri: Ju thoni në materialin tuaj se Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar me Artan Habilja etj.?

Tahiri: Thatë që në procedimin penal i jeni referuar të dhanave publike dhe këto të dhëna ia keni kërkuar Prokurorisë italiane?

Prokurori: Nuk përgjigjemi, i kemi sqaruar këto.

Ora 13:48 Tahiri-Prokurorit: Ku i keni provat që unë kam dalë me Habilajt?Mu përgjigjni, se unë për këto po shkoj në burg

Tahiri: Në këto 4 udhëtime rezulton që Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjekte të tjera Artan Habilaj, etj. Kush janë këta etj? Se unë po shkoj në burg për këtë. Dua të di me kë kam qenë jashtë?

Pyetja e dytë, a thoni këtu pa asnjë hije dyshimi që unë kam dalë me këta persona, më jepni po apo jo? Unë tims-in e kam këtu. Më thoni Po ose Jo? Kjo është themelore për vërtetësinë, sepse ky komision do vendosë që unë do shkoj apo jo në burg.

Prokurori: Ne kemi paraqitur një kërkesë, kemi parashtruar rrethana dhe fakte që do ti parashtrojmë. Pala për të cilën ne kërkojmë kërkesën ka të drejtësn të mbrohet, por nëse vazhdojmë kështu…ne i kemi paraqitur këto.

Ruci: Zoti Prokuror, ju keni të drejtën tuaj të përgjigjeni ose jo

Prokurori:  Unë nuk kam asnjë arsye të përgjigjem për këtë

Ora 13:35 Tahiri-Prokurorit: Kam kërkuar hetim për Habiljat

Tahiri: A keni dijeni që në 11 shtator të 2015 kam shkuar unë të prokurori në vijim të disa deklaratave për përfshirjen e makinës time në trafik droge? Dhe më pas ju keni regjistgruar procedimin penal që është mbyllur në datën 29.12.2015. Jeni në dijeni që është hetur në këtë cështje? Unë kam kërkuar hetim tek ju dhe më pas keni mbyllur hetimin  dhe keni dhënë një vendim për këtë.

Prokurori: Unë flas në emër të Prokurorisë së Krimeve të Rëndë. Ne po flasim për veprimtarin kriminale e disa personave ku jeni të përfshirë edhe ju. Në dijeninë time nuk ka një material të referuar nga policia për personat konkretë.

Tahiri: A keni dijeni që unë jam paraqitur pranë Prokurorisë ? Me kërkesën time ju kam kërkuar që të hetoni, më thoni Po apo Jo?

Tahiri: Z. Prokuror ju thatë që nuk është referuar kurrë material nga policia e shtetit për shtetasit Habilaj. Jam i saktë?

Prokurori: Në 2013 janë bërë por nuk ka një material për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Tahiri: Nga koha kur unë jam ministër pra? Nuk është referuar material?

Prokurori: Jo.

Ora 13:30 Halimi -mazhorancës: Po i bëni gjyqin Prokurorisë

Ora 12:48 Vasilika Hysi kërkon prova nga prokuroria për akuzat ndaj Tahirit

Vasilika Hysi: Çfarë kërkon të gjeni në banesë?

Prokurori Hajdarmataj:  Profesionalisht nuk mund ti përgjigjesha kësaj pyetje

Prokurori Hajdarmataj: Kemi punonjës policie në përgjim që nuk mund ti themi këtu

Hysi: Jo, nuk më interesojnë policët, për zotin Tahiri ku i keni provat

Prokurori Hajdarmataj: Provat që mund të diskutohen janë ato që parashtruam më sipër, të tjerat nuk i themi dot këtu.

Ora 12:30 Prokuroria Elizabeta Imeraj: Ekziston mundësia e prishjes së provave

Halimi: A ka rrezik të prishen provat gjatë këtyre ditëve?

Prokuroria Elizabeta Ymeraj: Duke qenë se janë nën hetim edhe persona të tjerë si rezultat edhe i lidhjeve ekziston edhe rreziku u provave

Çuçi: Nuk jemi në kushtet e flagrancës. Ju kërkoni nga Parlamenti të drejtën për të shkuar në gjykatë dhe për të kërkuar masën arrest me burg për Tahirin apo doni që pasi të na bindni për Tahirin të bëhet arrestimi i tij?

Prokurori Hajdarmataj: Ne kemi kërkuar arrestimin dhe heqjen e mandatit të Tahirit

Ulsi Manja-Prokurorëve: Ju emrin e shtetasit Tahiri e keni regjistruar me materialin e dalë nga gazetatat dhe portalet. Kjo është shumë e qartë

Ora 12:17 Prokuroria Elizabeta Ymeraj: Në rrastin konkret ekziston mundësia e ikjes së deputetit për t’iu shmangur hetimeve

Ora 12:00 Manja merr në pyetje prokurorin

Manja: Cila është baza e regjistrimit penal për Tahirin dhe kur e keni regjistruar emrin e deputetit Tahiri në regjistrin e veprave penale?

Prokurori Hajdarmataj: Procedimi penal është regjistruar në datën 17 10. 2017

Manja: Jeni në dijeni që Kuvendi i Shqipërisë me nismën tonë si shumicë kur ishim në opozitë ka bërë kufizimin e deputetit. Pra kush ju ka penguar që të zhvillonit hetimet pro aktive nëpërmjet gazetës për të konkluduar në mbledhjen e fakteve?

Prokurori Hajdarmataj: Askush, ne po vazhdojmë hetimet. Ne po vazhdojmw veprimtarinw hetimore nw cdo moment.

Ora 11:55 Ja për çfarë akuzohet Tahiri

Aliebaj: Kush janë veprat penale që akuzohet Tahiri?

Prokurori Hajdarmataj: Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë.

Prokurori Hajdarmataj:  Ne kemi kërkuar arrestim dhe heqjen e imunitetit dhe njëkohësisht për kryerjen e kontrolleve në banesa. Ne kemi shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane një pjesë e kemi marrë përgjigjen dhe jemi në pritje për akte të tjera. Në këtë situatë ne kemi kërkuar autorizmin për arrestimin dhe heqjen e imunitetit

Ulsi Manja-Prokurorit Hajdarmataj:I kërkohet dhënia e arrestit, apo heqja e mandatit për hetim apo kontroll banese. Sepse janë dy kërkesa të ndryshme.

Ora 11:45 Prokuroria: Tahiri i përfshirë në aktivitetin kriminal 

Prokurori Hajdarmataj: Kemi bërë verifikimi që as autoritetet italiane dhe greke nuk i kanë që forcojnë bindjen tonë. Në 2013 deputeti Saimir Tahiri duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilja. Më pas ky automjet është ripërdsorur nga deputetit Saimir Tahiri gjatë viteve 2013-2014. Ka rezultuar se deputeti me këtë automjet ka udhëtuar në Greqi.

Duke pasur parasysh që në asnjë moment, që nga 2013-prill 2017 kur realisht kishim një ministër tjetër të Brednshëm asnjëherë nga Policia e Shtetit nuk është dorëzuar një material për aktivitetin e këtyre personave.

Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në cdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie.

Prokurori Hajdarmataj: Këtë aktivitet ata e zhvillon në disa fshatra të Vlorës. Ne kemi kryer verifikimet në terren. Veprimet janë kryer në mënyrë sekrete sepse në katë aktivitet kishte edhe punonjës policie të cilët krijonin kushte që këta persona të kryenin aktivitet të plotë. Nga verifikimet në terren na reziltoi se kryhej ky aktivitet. Gjatë hetimit mblodhëm prova se një grup personash për të cilat prokuroria ka marrë masa shtrënguese, ku përfshiheshin edhe dy punonjës policie të policisë Vlorë. Këta i krijonin mundësi grupi të kultivonin droga pa shqetësimin e policisë.

Gjatë 2017 arritëm të provojmë që në fshatin Babicë ishin të magazinaura një sasi e lëndës narkotike dhe e bërë gati për transport përtej brigjeve. Nga ana jonë kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore. Jemi kufizuar në hetime sepse kishim informacione që edhe në këtë fazë kishte punonjës policie të përfshirë në këtë aktivitet dhe ka akoma, kryesisht punonjës të policisë Vlorë, për të cilët vazhdon hetimi.

Kur Habilaj ishte larguar nga Shqipëria dhe nuk ishte kthyer më morëm informacion që ky ushte arrestuar në Itali.

Nga ana jonë kemi filluar një procedim tjetër kryesisht në lidhje me këtë aktivitet që vazhdonte që në 2013 dhe kemi filluar procedim për personat që ishin të publikuar në vendimin e drejtësisë italiane, ku ishin habilajt dhe kemi regjistruar procedimin edhe për deputetin Tahir. Na rezultonte që kishte biseda kompromentuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal por aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje.

Ora 11:20 Mazhornca: Nuk kemi gjë për ti fshehur publikut

Ulsi Manja: Opinioni publik kërkon të dijë faktet e prokurorisë, por edhe provat. Ato që klasifikohen sekrete mund ti administrojnë vetëm deputetët. Në fund të fundit duam të dimë cfarë kërkon prokuroria. Nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut. Propozojmë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.

Ora 11:15 OpozitaSeanca me dyer te hapura

Alibeaj: Unë e kuptoj seriozitetin e Prokurorisë dhe i jap të drejtë. Kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e prokurorisë. Por mbledhja e Këshillit të Mandateve është e Parlamentit që do të thotë që është kërkesë e publikut që kjo të jetë e hapur. Propozimi është që ti gërshetojmë të dyja. Kur të prezantohet dokmenti sekret seanca të jetë e mbyllur, ose në fund kur të diskutojmë materialet sekret seanca të jetë e mbyllur. Por jemi në kushtet kur publiko do të dijë. Ky ishte propozimi ynë.

Ora 11:20 Prokuroria kërkon që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

Prokurori Hajdarmataj: Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Duke iu referuar edhe sipozitave kushtetuese, duke qenë që ne disponojmë dokumentacion që përbën edhe sekret, i kërkojmë komisionit që kjo seancë të bëhet me dyer të mbyllura.

Ora 11: 00 Nis  mbledhja e Komisionit të Mandateve, Saimir Tahiri përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari

Ora 10:50 deputeti i PS, Saimir Tahiri mbërrin në ambientet e kryeministri, pritet nga me brohoritje nga mbështetës.

Ora 10:30 Kryeministri Edi Rama ka mbledhur anëtarët e Komisioni të Mandateve dhe Imunitetit për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me mandatin e deputetit Saimir Tahiri.

Sot vendoset për mandatin e Tahirit

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një ditë më parë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se materiali i Prokurorisë tashmë i është dhënë të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe ish-ministrit Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj.

Pas vendimit që do të marrë Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit raporti duhet ti paraqitet kuvendit të paktën brenda katër javësh.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores është shoqëruar me debate lidhur me Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Socialistët në Këshill argumentuan se organi i akuzës nuk disponon prova të mjaftueshme dhe se procedimin penal e ka bazuar në raportimet mediatike.

Vetë Tahiri duke iu referuar përgjimeve të Prokurorisë italiane tha se “Saimiri” i përmendur në këto biseda nuk është ai.

“Mendoni që bëhet fjalë për mua si Saimir, me linjë kamionësh dhe që ngre thasë hashashi. Si mendoni, për mua bëhet fjalë?” pyeti ish-Ministri prokurororët, teksa më pas la mbledhjen i revoltuar.

Ulsi Manja: Ju emrin e shtetasit Saimir Tahiri e keni regjistruar për llogari të procedimit numër 313 datë 17.10.2017 me materialin e dalë në gazeta dhe portale. Kaq kjo është e thjeshtë.

Elisabeta Ymeri: U prezantuan faktet penale të dyshuara si të ndodhura nga ana jonë, nuk është pak që të kapen 3.5 ton lëndë narkotike në territorin e shtetit italian as nuk është pak që të kapen 4 ton lëndë narkotike me 18.10.2017 ku është i njëjti grup, të njëjtët persona, të njëjtët persona të dyshuar.

Gramoz Ruçi: Asnjë ndërhyrje prokurorëve, as palës mbrojtëse.

Saimir Tahiri: Sipas përgjimeve të prokurorisë italiane: “Tani Saimir ka ikur të marrë nja 50 thasë. Dhe unë i thashë: Pse çfarë jam unë? Unë nuk marr kaq e aq për kaq. Dhe më tha: Atëherë mirë, dakord, këto jepja Agronit.Dhe unë i thashë: Bëj çfarë të duash nuk merrem me këtë punë dhe pse e bën gjithë këtë punë sepse ke kamion dhe ke një linjë tënden.Mendoni që bëhet fjalë për mua si Saimir, me linjë kamionësh dhe që ngre thasë hashashi. Si mendoni, për mua bëhet fjalë?

Gramoz Ruçi: Fjalën e ka avokati. (Ndërkohë Tahiri i revoltuar largohet nga mbledhja).

Enkelejd Alibeaj: Prova, prova, prova. E thamë dhe e vendosëm, provat që ju do të kërkoni në një seancë të mbyllur menjëherë pas kësaj, meqë edhe rrjedha logjike dhe kronologjike kërkon që pasi u bënë shpjegimet, pasi u dhanë argumentat duhen dhe provat, dhe sigurisht që duhen, do të jepen menjëherë pas kësaj séance, tani nuk mund të nxirret si argument fakti që nuk po i nxjerrin tani por do ti nxjerrin 20 minuta më vonë.Po mo, janë dhe provat.

Comments

comments

Share.

About Author