Këshilli Bashkiak i Elbasanit shpall emergjencën mjedisore

0

Gjatë mbledhjes së tij të zakonshme, mesditën e sotme Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik që ndodhet në periferi të qytetit .

Të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak të Elbasanit  përcollën në mbledhje e kësaj mesjave shqetësimin e qindra e qindra qytetarëve të zonës së ish kombinatit Metalurgjik të Elbasanit sipas të cilëve disa prej kompanive industriale  që kryejnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, nuk përdorin filtrat pluhur thithëse duke krijuar një  situatë tejet problematike për shëndetin e mijëra banorëve të periferisë së qytetit të Elbasanit dhe jo vetëm.

Ndërkaq kryebashkiaku Qazim Sejdini u shpreh se shqetësimin i ngritur nga këshilltarët bashkiakë është për tu alarmuar .Sipas kryebashkiakut ky  është një shqetësim i ngritur disa herë edhe nga Bashkia dhe komuniteti dhe kontrollet që Bashkia e Elbasanit ka bërë në këtë zonë rezulton se njëra nga kompanitë nuk i përdor filtrat, ndërkohë që edhe kompani të tjera më të vogla shkaktojnë ndotje.

Madje kreu i Bashkisë shkoi edhe më tej kur propozoi shpalljen e emergjencës mjedisore, vendim i cili u mbështet nga të gjithë këshilltarët. Këshilli Bashkiak ngriti një grup pune, i përbërë nga specialistë të mjedisit, i cili do të ndjekë nga afër situatën në këtë zonë dhe problematikat do t’i përcillen Ministrisë së Mjedisit.

Sejdini tha se do të mbështesë fort nismën për të shpëtuar banorët e kësaj zone nga ndotja. Bashkia e Elbasanit gjithashtu ka instaluar aparate matëse të ndotjes në disa pika në qytet, një prej të cilave edhe në zonën e ish kombinatit metalurgjik, të cilat do të japin një pasqyrë të saktë të gjendjes së mjedisit.

Këto monitorime do të jenë të aksesueshme nga çdo specialist, institucion, apo qytetar në faqen zyrtare të Bashkisë së Elbasanit dhe në mediat lokale. Monitorimi 24 orë i gjendjes së mjedisit do të çojë më pas në përcaktimin e shkaqeve dhe marrjen e masave.

Por një tjetër burim ndotës me përmasa alarmante në këtë qytet është edhe impianti i ri i grumbullimit tê plehrave i cili në kohë të ndryshme gjatë ditë përhap erë mbytëse duke e bërë të pabanueshme lagjen “Skënderbej”

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.