BE kërkon nga qeveria e sapoformuar e Kosovës të fillojë punën për forcimin e institucioneve

0

Bashkimi Evropian ka komentuar aktualitetin politik në Kosovë, duke e Bashkimi Evropian ka komentuar aktualitetin politik në Kosovë, duke e cilësuar forimimin e institucioneve të reja një hap shumë të rëndësishëm.

Përmes një deklarate, zyra e BE në Kosovë shkruan se qeveria e sapoformuar duhet të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Më tej, BE shton se Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor.

Deklarata e plotë:

Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor. Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi. BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bënë thirrje politikanëve të fokusohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për njerëzit. BE-ja e nxitë qeverinë e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Axhendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës.
Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një reforme të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane. Është thelbësore që Kosova të punojë për kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja pret që qeveria e re të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që një hap para është bërë në Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht. Siç e përsëriti javën e kaluar Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, Kosova ka perspektivë evropiane. Njerëzit e Kosovës duan dhe meritojnë të njëjtat mundësi, mbrojtje dhe të drejta të njëjta si të gjithë qytetarët e vendeve tona. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Politikëbërësit e Kosovës duhet të tregojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve..

Përmes një deklarate, zyra e BE në Kosovë shkruan se qeveria e sapoformuar duhet të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Më tej, BE shton se Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor.

Deklarata e plotë:

Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor. Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi. BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bënë thirrje politikanëve të fokusohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për njerëzit. BE-ja e nxitë qeverinë e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Axhendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës.
Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një reforme të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane. Është thelbësore që Kosova të punojë për kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja pret që qeveria e re të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që një hap para është bërë në Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht. Siç e përsëriti javën e kaluar Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, Kosova ka perspektivë evropiane. Njerëzit e Kosovës duan dhe meritojnë të njëjtat mundësi, mbrojtje dhe të drejta të njëjta si të gjithë qytetarët e vendeve tona. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Politikëbërësit e Kosovës duhet të tregojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve.

Share.

About Author

Leave A Reply