Kavajë : Ndalohet për dhunë në familje

0

Dhuna në familje vijon të mbetet një problem mjaft shqetësues në vend. Raste të shumta denoncohen çdo ditë nga qytete të ndryshme, duke krijuar jo pak panik në opinion publik. Një rast mjaft i rëndë është denoncuar dhe sot nga qyteti i Kavajës, ku një 36-vjeçar nuk ka kursyer asnjërin prej familjarëve të tij.

Policia njofton se shtetasi Xhevahir Hallulli ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë dhe bashkëshorten e tij. Arrestimi i tij është bërë, pasi ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në banesë ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes (shtetases A.H., 33 vjeçe).

Burime nga Policia e Kavajës sqarojnë për Report TV se Xhevahir Hallulli ka dhunur fizikisht nënën e tij 59-vjeç, SH.Hallulli, bashkëshorten A.Hallulli si dhe vëllianë, B.Hallulli. Fillimisht 36-vjeçari ka kërcënuar nënën dhe bashkëshorten, ndërkohë që më pas ka ushtruar edhe dhunë ndaj tyre. Vëllai i tij është futur për ta sqaruar, por edhe ai është dhunuar. Shkak ka qenë një konflikt në familje mes Xevahir Hallullit dhe bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Share.

About Author

Leave A Reply