Katër ngjyrat e pasaportave nëpër botë

0

Ekzistojnë katër ngjyra primare të pasaportave në botë, dhe çdo shtet e ka ngjyrën e caktuar për një arsye të caktuar.

Pasaportat me ngjyrë të kuqe
Është ndër ngjyrat më të zakonshme të pasaportave.
Pasaportat me ngjyrë të kuqe shpeshherë zgjidhen nga shtetet me histori ose sistem aktual komunist.  Slloveni, Kinë, Serbi, Rusi, Letoni, Rumani, Poloni dhe Gjeorgji kanë pasaporte me ngjyrë të kuqe.
Shtetet anëtare të BE përveç Kroacisë, gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të tillë, por edhe shtetet e interesuara në integrim në BE, si Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Maqedonia kanë pasaporta me ngjyrë të kuqe.
Pasaportë me ngjyrë të kuqe kanë edhe Bolivia, Kolumbia, Ekuatori dhe Peruja.

alb

Pasaportat me ngjyrë blu
Ngjyra e dytë më e zakonshme për pasaportat.
Pasaportat me ngjyrë të kaltër simbolizojnë “botën e re”.
15 shtete të Karaibeve kanë pasaporta me ngjyrë të kaltër.
Brenda bllokut të shteteve të Amerikës Jugore, pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen e Mercosurit – union tregtar, kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguain.
Venezuela nuk mban pasaporta me ngjyrë të kaltër por me ngjyrë të kuqe, pavarësisht se i përket unionit në fjalë.
Pasaporta e SHBA-së u ndryshuan në ngjyrë të kaltër në vitin 1976.

shba

Pasaportat me ngjyrë të gjelbër
Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbërta.
Në mesin e këtyre shteteve është Moroko, Arabia Saudite dhe Pakistani, ngjyra e gjelbër konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës.
Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore si, Burkina Faso, Nigeria, Senegali, etj, kanë dokumente udhëtimi me ngjyrë të gjelbër.
Në rastin e këtyre shteteve, ngjyra e gjelbër tregon se ato i përkasin ECOEAS-it (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore).

jeshile

Pasaportat me ngjyrë të zezë
Ngjyra më e rrallë e pasaportave është e zeza.
Ky lloj i pasaportave mund të gjendet në mesin e qytetarëve nga disa shtete afrikane, si nga Botsëana, Zambia, Burundi, Angola, Kongo, Malaëia, etj.
Qytetarët e Zelandës së Re gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të zezë, pasi që ngjyra kombëtare e këtij shteti është e zeza.

zelanda

Harta e mëposhtme tregon ngjyrën e pasaportave të secilit shtet nga e gjithë bota.

hart

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.