Katalonja në prag të humbjes së autonomisë

0

Ai i sotmi është ultimatumi final i Madridit për liderin katalanas Carles Puigdemont.

Nëse deri në orën 10:00 nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, Spanja do t’i pezullojë rajonit të pasur autonominë e zgjeruar që gëzon deri më tani. Nëse sfidon thirrjet e qeverisë qendrore dhe përkundër vullnetit të saj e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Puigdemont vendos ta shpallë përfundimisht pavarësinë, aktivizimi i nenit 155 duket i pashmangshëm.

Por, frika është e madhe se ndërhyrja e Madridit për vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën mund të çojë drejt trazirave në rajon. Neni në fjalë, pjesë e Kushtetutës së vitit 1978 që çimentoi sundimin demokratik në vend pas vdekjes së diktatorit Franko, nuk është aktivizuar asnjëherë më parë.

Përpara skadimit të afatit pati protesta masive mbi arrestimin e dy liderëve të lëvizjes separatiste në Katalonjë. Për Puigdemont, ky është paralajmërimi i dytë dhe i fundit.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.