Kapshticë : Vijon edhe sot rradha e kaosi në doganën greke

0

Pas 14 orëve bllokim ditën e djeshme vijon sërish kaosi në doganën greke edhe sot.  Pala greke punon me regjistra vetëm në dalje ndërsa në hyrje të Greqisë lejohen vetëm persona me dokumentacion greke.

Bllokomi i shqiptarëve që duan të udhëtojnë për në Greqi sipas rregullave të zonës ‘Shengen’ ka sjellë radhë kilometrike. Nga pala helene deri tani nuk jepet asnjë një informacion zyrtar se kur do te normalizohet situata dhe kush janë shkaqet e bllokimit.

Dje kalimi në Kapshticë dhe në Kakavijë u bllokua për 14 orë, ndërsa pas kontakteve në nivel ministri u ra dakord për rihapjen e kufirit dhe lejimin e lëvizjeve përmes skanimit të pasaportave, por sot është e njëjta situatë vetëm në Kapshticë.

Shqiptarët të cilët zgjodhën pikën kufitare të Kapshticës, sot për të kaluar drejt Greqisë janë përballur me të njëjtën problematikë të djeshme.

Ende nuk jepet një informacion zyrtar se kur mund të normalizohet situata.

Fluksi i qytetarëve nuk është aq i madh sa dje, por situata pritet të përkeqësohet në orët e mëvonshme.

Prej së shtunës paradite pika e Kapshticës është e bllokuar dhe radhët dje shkuan deri në disa kilometra.

Traun e doganës në drejtim të Greqisë u lejuan të kalonin vetëm shtetasit me pasaportë greke, të vendeve të tjera të BE, por edhe ata nga Himara.

Mbi këtë bazë mes qytetarëve dje qarkulluan teza se situata ishte një hakmarrje e Athinës për çështjen”Himara”.

Por  Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili ishte dje në Kakavijë dha këtë shpjegim: Ka një rënie të sistemit Shengen që prek pikat kufitare që ka Greqia me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë, e kemi të verifikuar këtë gjë edhe me pikat e tjera.

Ndërkohë  pas afro 14 orësh bllokimi u lirua situata në Kakavijë. Pasaportat e kalimtarëve u vendos të skanoheshin dhe të dhënat të hidheshin në sistem kur defekti të rregullohet.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.