Kapshticë : Ndalohet duke kaluar i armatosur kufirin e gjelbërt

0

Arrestohet nga policia kufitare duke kaluar kufirin e gjelbër, në drejtim të Shqipërisë në mënyrë të paligjshme 45 vjeçari Ilir Hoxha, banues në fshatin Gegë-Kuçovë. Gjatë kontrollit, i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një çifte dhe dy fishek pa dokumentacionin përkatës.

Veprimet proçeduriale u kryhen nga specialistët e Seksionit për Trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga nenet 278/a/1, 280, 297 të Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.