Kapen dy trafikantë duke shkëmbyer kanabis në kufi

0

Dy persona janë arrestuar sot në kufirin greko-shqiptar, pasi janë kapur me një sasi droge. Trafikantët shqiptarë janë kapur në kufi me 67 kg kanabis.

Shqiptarët e moshës 24 dhe 25 vjeç janë arrestuar në Parapotamo të Igumenicës, në momentin që po shkëmbenin mallin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Share.

About Author

Leave A Reply