Kapen 750 kilogramë drogë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë

0

Para disa orëve janë kapur 750 kilogramë drogë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, respektivisht në vendin e quajtur Bllacë.

Sipas portalit Tetova1, droga është gjetur në një kamion transportues dhe si pasojë janë duke u marrë të gjitha masat që të vërtetohet se kush e ka porositur drogën dhe ku ka qenë destinacioni i fundit.
Dyshohet se droga e kishte prejardhjen nga Shqipëria.

Si burim informacioni policia e shtetit të Maqedonisë e ka shoferin e kamionit i cili është arrestuar në detektimin e marihuanës.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtarë të policisë por thuhet se janë duke zbuluar një kanal të rëndësishëm të trafikut me drogë në Ballkan.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.