Kakavijë : Ndalohet një person i shpallur në kërkim

0

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Denis Imeri, banues në Memaliaj ishte deportuar nga policia greke në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe pas intervistimit si edhe verifikimeve të bërë nga punonjësit e policisë në sitemin ”TIMS” rezultoi se ishte person në kërkim.

“Imeri është dënuar me masën “Arrest me burg” në 28 prill 2017 nga Gjykata e Durrësit për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,  “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit”.  

Ndërsa në 5 maj 2017 është dënuar me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “-sqaron policia.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.