Juventusi mposht Barcelonën me rezultat 3-0

0

Juventusi ka shkëlqyer  në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 3-0.

Zonja e Vjetër  luajti një lojë fantastike.  Nuk kaluan as shtatë minuta lojë dhe rezultati u zhbllokua. Cuadrado vrapoi përpara dhe asistoi në qendër te Paulo Dybala, goditja e të cilit përfundoi në portë.

Pas një loje të mrekullueshme të Mandzukic, kroati asistoi te Dybala, i cili realizoi edhe golin e dytë personal (22’).

Edhe pse loja e Bianconerëve ishte defensive, ata patën edhe raste të tjera shënimi, ndërsa shansin më të mirë për katalunasit e pati Andres Iniesta, të cilit iu mohua goli nga Gigi Buffon.

Juve vazhdoi me lojë të njëjtë edhe në gjysmën e dytë, duke u mbrojtur dhe duke kundërsulmuar. Gonzalo Higuan dështoi të shënonte përballë Ter Stegen, ndërsa bardhezinjtë humbën edhe disa raste të tjera.

 Mirëpo, pas një harkimi nga këndi të Miralem Pjanic, Giorgio Chiellini shënoi me kokë golin e tretë

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.