Juventus është ekipi finalist i parë Champions League

0

Juventus është ekipi finalist i parë Champions League.

Torinezët arritën të fitonin në “Juventus Stadium” edhe takimin e kthimit përballë francezëve të Monacos me rezultatin 2:1.

Ekipi i Allegrit u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4:1.

Ndërkohë nesër do të njihemi edhe rivalin e Juventus në finalen e “Cardiff”-it pas derbit të Madridit. Reali është favorit pasi ka fituar takimin e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 3:0.

Pjesa e parë 2:0 për Juventus
Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë ndaj miqve nga principata me anë të Mandžukić dhe Dani Alves në ’33 dhe ’44. Ndërsa Monaco u përgjigj në minutën e 69 me anë të Mbappe i cili ngushtoi diferencat në 2:1.

Rezultati i përgjithshëm i sfidës gjysmëfinale të Champions shkon në 4:1, pasi Juventus ka fituar edhe sfidën e parë me shifrat 0:2.

Mandžukić zhbllokon rezultatin, 1:0
Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 33 me anë të sulmuesit kroat Mandžukić i cili përballë portierit Subasiç arriti të shënojë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3:0.

Ekipi i Allegrit është favorit për të kaluar në finalen e “Cardiff”, pasi kanë arritur që të fitojnë në takimin e parë me rezultatin 2-0.

Monaco godet shtyllën me Mbappe
Minutat e para të takimit kanë qenë më të mira për ekipin nga principata të cilët kanë goditur edhe shtyllën me anë të talentit Mbappe.

Nga ana tjetër, edhe Juventus pati një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 22, por goditja e Mandžukić u prit nga portieri Subasic.

Formacionet:

Juventus: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Alves, Pjanić, Khedira, Sandro; Dybala, Mandžukić; Higuain.

Monaco: Subasic, Dirar, Raggi, Glik, Jemerson, Sidibe, Moutinho, Bernardo Silva, Bakayoko, Mbappe, Falcao.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.