Jeta e përditshme në Korenë e Veriut

0

Të hash bar, të flesh në dysheme dhe të jesh pa energji elektrike për një kohë të gjatë.

Kjo është jeta në Korenë e Veriut.

Këto imazhe befasuese janë realizuar brenda vendit komunist nga një fotograf, të cilit i është ndaluar hyrja sërish në Korenë e Veriut.

Eric Lafforgue, 52 vjeç, ka qenë pesë herë në këtë vend.

Ai thotë se shkoi në një fshat bregdetar, që nuk ekzistonte në asnjë hartë.

“Varfëria është e tmerrshme. Rrugës shihja shtëpi të vjetra dhe të rrënuara. Vetëm muralet e mëdha të Kim Il Sung sjellin pak ngjyra në këtë panoramë të zymtë. Guida ime më tha se të paktë janë turistët që shkojnë kaq larg nëpër fshatra dhe se mund të jem i pari europian që viziton këtë zonë”.

Shumica e turistëve që vijnë këtu janë nga Kina dhe ata mbeten të habitur se sa i pastër është ajri aty.

Shefi i fshatit thotë se ata habiten se si punëtorët mund të kenë shtëpi kaq të mira.

“Unë u them atyre për shkak se regjimi i Koresë së Veriut është më i suksesshëm se qeveria amerikane,” thotë ai duke qeshur.

Share.

About Author

Leave A Reply