Jep dorëheqjen Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika

0

Jep dorëheqjen Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Ndërsa në vend të tij komandohet zëvendësi Elidon Bendo, aktualisht me detyrën e zëvendës drejtorit të SHISH.

Dorëheqja e Ajazit konfirmohet  pavarësisht se mësohet se strukturave të SHISH nuk i është komunikuar ende dorëheqja. Ai ia ka paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeministrit Edi Rama, ndonëse nuk bëhen të ditura motivet e dorëheqjes.

Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012. Prej disa muajsh atij i kishte përfunduar mandati por qëndroi në detyrë në pritje të rikonfirmimit. Ende nuk ka emra të përfolur për drejtor të ri të SHISH.

Sipas ligjit, shefi i Shërbimit Informativ propozohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti. Për këtë qëllim mendohet të jenë takuar mesditën e kësaj të henë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, takim i cili zgjati rreth 30 minuta.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.