Izraeli heq metalzbuluesit nga vendi i shenjtë

0

Izraeli po heq zbuluesit metalikë nga vendi i shenjtë në Jeruzalem dhe do të përdorë masa mbikëqyrëse më të lehta. Kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi vendimin në orët e para të së martës.

Tensionet në vendin e shenjtë, i njohur si Tempulli i Malit për hebrenjtë dhe Haram al Sharif nga myslimanët, u rritën pasi dy policë izraelitë mbetën të vrarë më 14 korrik.

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e kryeministrit Netanyahu thuhet se kabineti i sigurisë pranoi rekomandimin që të gjitha kontrollet fizike të ndryshojnë duke kaluar nga inspektimi me metalzbulues tek një tjetër i bazuar në teknologjitë më të avancuara.

Rreth 100 milionë shekels, ose 28 milionë dollarë janë caktuar për t’u shpenzuar për pajisjet e reja dhe për të rritur praninë e oficerëve të policisë.

Autoritetet izraelite kishin deklaruar se metalzbuluesit ishin të nevojshëm sepse agresorët arrinin të futeshin të armatosur brenda vendit të shenjtë, por vendimi i tyre shkaktoi protesta.

Të premten e kaluar tre palestinezë mbetën të vrarë në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë teksa mijëra vetë protestonin në Jeruzalemin lindor dhe zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor.

I dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme kishte paralajmëruar për rritjen dhe përhapjen e tensioneve përtej qytetit të lashtë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.