Izrael : Paralajmërohet mbyllja e televizionit Al Jazeera

0

Izraeli ka njoftuar gjatë ditës së dielë se paralajmëron të mbyllë zyrën e kanalit informativ të Katarit, Al Jazeera, pasi akuzohet nga autoritetet për “nxitje” të dhunës.

Ministria e Komunikacionit do të kërkojë në veçanti anulimin e akreditimit të gazetarëve dhe ndërprerjen e lidhjeve kabllore dhe satelitore të kanalit televiziv, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Prej vitesh Izraeli akuzon televizionin Al Jazeera për njëanshmëri në pasqyrimin e konfliktit kundër palestinezëve.

Kryeministri izraelit Netanyahu njoftoi në fund të korrikut se kërkonte ta dëbonte televizionin Al Jazeera i akuzuar për nxitje të tensioneve në afërsi të vendeve të shenjta të Jeruzalemit.

Gjithashtu, ministri i Sigurisë së Brendshme do të fillojë një proçedurë për mbylljen e zyrave të televizionit.

“Autoritetet izraelite do të përpiqen të kufizojnë kapacitetet transmetuese të televizionit me lidhje satelitore “të hapura që i mundësojnë shumicës së komunitetit arab izraelit të shohë televizionin Al Jazeera”, shtoi Ministria e Komunikacionit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.