Italia mbëshetet zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

0

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin bujqësor në përgjithësi dhe për programet e ministrisë për përmirësimin e prodhimit dhe përpunimit bujqësor.

Ata u pajtuan se aplikimi i prodhuesve bujqësor për të përfituar nga masat mbështesë të ministrisë do të vazhdojë të jetë transparent.

Ndërkaq, sa i përket fondeve të IPA-së të BE-së, ata theksuan se ato ofrojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e mëtejmë të prodhimit bujqësor.

Ambasadori Sardi rikonfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të përkrahur zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural edhe në të ardhmen.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.