Itali : Termet në ishullin e Ischia, viktima e dëme materiale

0

Një tërmet me një magnitudë prej 3.6 ballë është regjistruar rreth orës 20:57 në ishullin e Ischia.

Lëkundjet janë ndjere dhe në zona të tjera të ishullit, si në Barano dhe Forio, ndërsa shktoi frikë në mesin e turistëve dhe banorëve të cilët dolën të gjithë në rrugë.

Sipas mediave Italiane dy persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet raportojnë se një foshnjë shtatë muajshe u nxorr e gjallë pas shtatë orësh kërkime, ndërsa ende po punuohet për të shpëtuar vëllezërit e saj të moshës 8 dhe 11 vjeç, gjithashtu dy burra dhe dy gra u gjetën të gjallë nën shtëpitë e rrënuara.

Një ndërtesë banimi u shemb për shkak të lëkundjeve, është shkatërruar plotësisht një kishë, dhe shumë hotele janë izoluar.

“Në këtë moment ne nuk e dimë numrin e saktë të personave të lënduar. Por ne shpresojmë se nuk ka akënd poshtë shtëpive të rrëzuara. Ne jemi shumë të shqetësuar”, tha Giuseppe Silvitelli, zëvendës kryetari i Casamacciola, komunë në ishullin e Ischia.

Autoritetet kanë avakuuar edhe spitlin e ishullit, “Lacco Ameno” dhe po punojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.