Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur që këtë të enjte të flasë në televizion

0

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur që këtë të enjte të flasë në studion e emisionit “Opinion”për të gjitha akuzat e drejtuara në adresë të tij. Ai tha që nuk e ka pritur kërkesën e Prokurorisë. Pyetjes së nëse ndihej ose jo i tradhtuar Tahiri i është përgjigjur se nuk pre mbrojte nga askush dhe se do të shqetësohej nëse do e braktiste e vërteta.

Fevziu: “S’keni parë gjë akoma”.

Tahiri: “Edhe për mua kërkesa e prokurorisë sot ishte e pazakontë dhe suprizë”, tha Tahiri.

Fevziu: Po për kryeministrin?

Tahiri: “Nuk e di, e ndoshta s’më takon ta di. Edhe sikur të ketë qenë suprizë për të gjithë, pasi nuk është diçka e zakonshme që të kërkohet arrestimi i ish-Ministrit të Brendshëm”.

Vangjeli: Ndiheni i tradhëtuar apo kurban?

Tahiri: “Unë nuk pres mbrojte nga askush, as nga familja , as nga kolegët e aq më pak nga kryeministri, që ka një barrë më të madhe sesa unë, sesa ne, e që mund t’i vijë dita që të lerë mënjanë një mik e koleg. Unë do të shqetësohesha nëse do të më braktiste e vërteta.”

Më tej i pyetur për takimin me kryeministrin, Tahiri tha: “Kam pasur një bisedë normale, për një situatë anormale.”

Juli Dokaxhi: Është e vërtetë që e keni kërcënuar kryeministrin që do ta merrni me vete?

Tahiri: “Nuk është e vërtetë. Çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.”“Unë e kisha shumë të lehtë të bëja shumë miq, të ruaja aleanca, kam qenë ministër i brendshëm, mund të bëja ndere.  Unë mund ta kisha shok Ilir Metën, por nuk “

Politikanë shqiptarë për 25-vite në vendin tonë nuk kanë mbajtuar asnjëherë përgjegjësi për asgjë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte, deklaroi se këta politikanë nuk kanë dalë kurrë në bankën e të akuzuarve pavarësisht akuzave dhe videove të transmetuara në media.

Tahiri tha se nuk ka blerë asnjë nga ata, nëse do ta bënte një gjë të tillë, sot nuk do ishte këtu.

Nëse do t’i bleja këta, do të isha i paprekshëm. Nëse do kisha aleanca me këta të korridoreve të politikës dhe të pushtetit, do isha i paprekshëm”, -deklaroi Tahiri.

Më tej, ish-ministri i Brendshëm, deklaroi se ka zgjedhur të ketë armik Presidentin e Republikës, që ditën e parë ishte në qeveri.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se Prokuroria për Krimet e Rënda, ka kërkuar arrestimin e tij, por jo hetimin.

Tahiri tha se kjo Prokurori po bën atë që se ka bërë kurrë me asnjë politikan tjetër.

Sipas tij, ajo po kërkon direkt arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por pa hetuar lidhjet e tij me grupin kriminal të Habilajve.

“Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo. Dhe jo nëse do hetohem apo jo. Nëse do arrestohem apo jo dhe jo nëse do hetojë Prokuroria. Prokuroria ka kërkuar një gjë që se ka kërkuar për asnjë politikan në Shqipëri që nga vitet ’91. Unë jam njeriu që nuk i kam kursyer fjalët për Prokurorinë dhe prokurorin dhe gjyqtar. Përsë kohë unë jam një subjekt, që Prokuroria më ka marrë në hetim, unë do rezervohem të flas”, tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar  se nuk pranon aspak moral nga ata politikanë që kanë qeverisur këtë vend për 25-vite.

Tahiri tha se historia e kanabisit nuk lindi me mua, por me ardhjen e PS në pushtet ajo filloi të mbarojë.

Ai tregoi se pas Lazaratit, nuk kishte frikën e ditës së parë kur shkoi në luftë në ata fshat, sa kishte frikën e ditës së parë të paqes në Lazarat.

Sipas tij, pikërisht kjo gjë, e bënte tregun me më shumë etje për këtë histori.

Ish-ministri theksoi se për gjithë këtë histori, u treguam të pakujdesshëm në lidhje me mesazhet që i jepnim publikut.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar sonte në studion e emisionit “Opinion” se nuk ka pasur asnjëherë në pronësi një skaf, pavarësisht asaj që është deklaruar këto ditë në media.

Tahiri tha se një gjë e tillë mund të verifikohet lehtësisht, nëse Saimir Tahiri ka pasur ndonjëherë një skaf në pronësi apo jo.

Unë asnjëherë nuk kam pasur një skaf në pronësi”, tregoi Tahiri.

Ish-ministri deklaroi se nuk ka konsumuar kurrë një drekë me Habilajt dhe as nuk i ka takuar në Vlorë.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu nëse është ndaluar nga policia italiane në portet e jugut të Italisë, Tahiri deklaroi se kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar se Moisi Habilaj kurrë nuk ka udhëtuar në makinën time.

Tahiri tha se i vetmi gabim i imi ishte se unë u kërkova kushërinjve të largët të më jepnin makinën që u kisha shitur për të shkuar me pushime.

Ai theksoi se unë isha ministër në atë kohë dhe mund të merrja një makinë çfarëdo, por nuk më shkoi mendja se ata janë disa persona që merren me aktivitet të jashtëligjshëm.

I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim”, -tha Tahiri.

Tahiri tha se unë kam shkuar menjëherë në Prokurori dhe i kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hapë një hetim. Ai tregoi se Prokuroria e hapi një hetim rreth tij, por doli me një vendim pas një viti.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se me Habilajt nuk e lidh asgjë dhe nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie me ta.

Ish-ministri ka pranuar lidhjen e largët farefisnore me dy trafikantët, por ka vënë në dukje se ka vetëm përgjegjësi morale për makinën që ka shitur vite më parë, asgjë më tepër.

Tahiri theksoi se ata mund të jenë kushërinjtë e rangut të dhjetë, madje aq të largët sa nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me ta.

Ai tregoi se nuk ka ngrënë kurrë darka apo dreka me Habiljat, pasi marrëdhënia me ta nuk ka ekzistuar kurrë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar sonte në studion e emisionit “Opinion” se kërkesa e Prokurorisë për Krimet e Rënda, për heqjen e imunitetit ishte surprizë dhe e pazakontë.

Tahiri tha se një kërkesë e tillë nuk është e zakonshme për një ministër, i cili duhët të hyjë në burg me ata që ka arrestuar.

Saimir Tahiri ka pranuar sot në “Opinion” se ka biseduar me Kryeministrin Rrama ditën e djeshme dhe ka patur një takim me të.

“Ka patur një bisedë normale për një situatë anormale”, Ka thënë Tahiri duke u përpjekur t’i shmanget një përgjjigjeje konkrete.

Ai ka shtuar se nuk ka kërcënuar njeri e aq më tepër Kryeministrin . “çdo e vertetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd”, ka shtuar Tahiri duke mos u zgjatur në këtë argument.

Shqipëria nuk ka nevojë për ambasadorë që thonë se sa familje mafioze ka, por të japin ndihmë konkrete për zgjidhjen e problemit.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sot, në studion e emisionit “Opinion”, theksoi se ka shumë respekt për ambasadorët në përgjithësi, pavarëisht eksperiencës personale me ta.

Sipas tij, edhe ata njerëz janë me të mirat dhe të këqijat e tyre. Ai tha se nuk ka preferuar asnjëherë të jetë një lloji politikani që shtrihet përdhe para një ambasadori, apo t’i puthë dorën atij, pasi Shqipëria është një vend sovran me hallet e veta që kërkon t’i zgjidhë vetë.

Tahiri: Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe
secili me të vetat, njerëz janë edhe ata.

S’kam preferuar të jem lloji i politkanit që shtrihet barkas para një ambasadori, apo t’i puthja dorën ndonjë herë një ambasadori, kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran që me hallet e veta, t’i zgjidhë vet e as kam pritur që të vijë një ambasador të na zgjidhi problemet që ne mund t’i zgjidhim vet.

Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasi per polcinë të vijë të më japi një ndihmë konkrete.

E kam gjetur me 11 milionë euro ndihma nga të cilat 2 janë reale të tjerat ishin pallavra, eksprtizë kot. Megjithate e vleresoj ambasadorin amerikan per kurajon te pashoq per te denoncuar gjera.

Saimir Tahiri deklaron se anëtarët e dy bandave në Elbasan Çapja dhe Çela janë arrestuar në 2015, por janë liruar nga gjykata.

“Dy bandat janë arrestuar nga policia në 2015 dhe gjykata i liroi” deklaroi Tahiri. Ai fajësoi gjyqësorin për lirimin e tyre dhe jo policinë e shtetit të cilën e mbrojti.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.