Isa Sakja mbetet sërish në krye të Bashkisë Kavajë edhe pas numërimit të votave të gabuara

0

Edhe pas numërimit të votave të hedhura në kuti të gabuar Isa Sakja mbetet sërish në krye të Bashkisë Kavajë.

Votat e hedhura gabim kanë ngushtuar pak diferencën ku PD nga 28 vota në avantazh tashmë është 25 vota.

Nga 70 vota të hedhura në kuti të gabuar 32 ishin për Partinë Socialiste, 29 për Partinë Demokratike, 3 për LSI dhe 5 të pavlefshme.

Ndërsa sipas burimeve për Report TV duket se nga PS do të ketë ankimim në KQZ lidhur me votat e pavlefshme.

Sipas Partisë Socialiste disa vota janë cilësuar padrejtësisht të pavlefshme. Në të gjithë Kavajën janë më shumë se 600 vota të pavlefshme  dhe në rast se vërtetohet e kundërta rezultati mund të ndryshojë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.