Isa Mustafa, i ka dorëzuar zyrtarisht sot detyrën kryeministrit të sapozgjedhur Haradinaj

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dorëzuar zyrtarisht sot detyrën kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës,Ramush Haradinajt.

Dorëzimi i postit të kryeministrit është bërë në zyret e Qeverisë së Kosovës, pritja e Haradinaj në Kryeministri është bërë me ceremoni shtetërore

Fillimisht të dy liderët kanë parakaluar para Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila ishte rreshtuar për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Share.

About Author

Leave A Reply