Irani ka testuar sistemin e ri antiraketë Bavar 373, i ngjashëm me atë rus S-300

0

Irani ka testuar sistemin e ri antiraketë Bavar 373, i ngjashëm me atë rus S-300, që do të lëvrohet për forcat e armatosura deri në mars 2018, ndërkohë televizioni shtetëror iranian publikoi një bazë sekrete të dronëve mbikëqyrës dhe luftarak.

“I gjithë sistemi është kompletuar dhe testet janë kryer”,njoftoi komandanti për mbrojtjen antiajrore, gjenerali Farzad Esmaili, cituar nga faqja në internet e televizionit shtetëror.

“Ky sistem është prodhuar plotësisht në Iran dhe disa pjesë janë ndryshe nga S-300”,shtoi ai duke theksuar se iranianët kërkojnë ta përdorin paralelisht me sistemin mbrojtës rus S-300.

Irani kishte vendosur të përfshihej në prodhimin e Bavar 373 kur Rusia ndërpreu në vitin 2010 një kontratë në kuadër të furnizimit të sistemit antiraketor S-300.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.