Informaliteti : Elbasan, një ekonomist ‘paguhet’ sa një shofer, skema që fsheh pagën reale

0

Bizneset e mëdha janë më problematiket në luftën ndaj informalitetit në qarkun e Elbasanit. Drejtori rajonal i Tatimeve Flobens Dilaveri pohon se këto biznese në pjesën dërrmuese deklarojnë pagë minimale për punonjësit, çka përbën evazion fiskal dhe po ndiqet nga hetimi tatimor.

Dilaveri: Kemi shumë biznese, kryesisht të mëdha që deklarojnë pagë jo reale në raport me atë që u paguajnë punonjësve të tyre. 22 mijë lekë pagën e ekonomistit, 22 mijë lekë të juristit, 22 mijë lekë të shoferit. Kanë njerëz që kanë probleme për të marrë një kredi, pasi paga e tyre që mund të jetë 40 ose 50 mijë lekë deklarohet 22 mijë. Kjo është më e pakta që ajo mund t’u ndodhë.

Një tjetër shqetësim për tatimorët e Elbasanit është ulja e xhirove të subjekteve, apo mospagesa e TVSH, ndonëse e deklarojnë.

Dilaveri: Problem tjetër janë subjekte që deklarojnë TVSH-në dhe nuk e paguajnë me dy-tre muaj. Problem tjetër është ulja e xhirove ose numrit të kuponave që presin. Ne mund monitorojmë me sistemin e IT-së çdo subjekt.

Të hënën, kryeministri Rama njoftoi nisjen e fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, që do ketë në fokus kontrollin online, kryesisht tek bizneset e mëdha.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.