“The Independent” ka publikuar një hartë për të shpjeguar lëvizjet më të shumta të emigrantëve

0

Gazeta britanike “The Independent” ka publikuar një hartë për të shpjeguar lëvizjet më të shumta të emigrantëve.

Të dhënat janë marrë nga një studim i vitit 2015, bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Harta është ndërtuar dhe në bazë të të dhënave të Eurostat, për azilkërkuesit nga janari 2015 deri në qershor 2016.

Sipas hartës, Greqia është bërë Shqipëri dhe e kundërta: Shqipëria-Greqi.

Ndërkohë Kosova është bërë një “Shqipëri e dytë”, raporton TV Klan.

Ka qenë edhe një periudhë tjetër kur shqiptarët ishin të shumtë në tokat greke.

Ky koleksion me foto kaq të rralla, vjen nga fotografi zviceran Fred Buasonasë.

Sipas Robert Elsie, Buasonasë i ka realizuar këto foto në Çamëri, Shqipëri dhe Kosovë në vitin 1913, pak pas shpalljes së pavarësisë.

“Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në  kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit,” shkruan Elsie.

Share.

About Author

Leave A Reply