HIQNI KËPUCËT PARA SE TË HYNI NË SHTËPI

0

Në shtëpi nuk duhet të hyni me këpucë, ti leni në sallon, të vishni pantoflat dhe të rehatoheni.

Sipas disa studimeve shkencore këpucët përbëjnë rrezikshmëri për shëndetin e njeriut në veçanti dhe të gjithë familjes e gjithë shoqërisë në përgjithësi.
Ftesës modeste kur hyn në një shtëpi si mysafir “Mos i hiqni këpucët” duhet ti përgjigjeni duke i hequr ato dhe duke kërkuar një palë pantofla.
Një studim i kryer në Universitetin e Arizonës nga Dr. Charles Gerba, konkludon se në këpucët tuaja ka rreth 421.000 baktere të ndryshme.
Nga një studim i dhjetë personave të mbathur me këpucë të reja për dy javë u zbuluan 9 variacione të ndryshme bakteresh, disa prej të cilave mjaft të rrezikshme
Bakteri Escherichia coli (E.coli) është e njohur  se shkakton infeksione të zorrëve dhe traktit urinar, meningjitit dhe sëmundjet diarreike.
Bakteri Klebsiella shkakton infeksione në qarkullimin e gjakut.
Bakteri Serratia ficaria është shkaku i infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes.
Mendoni se të gjitha këto transferohen me këpucët tuaja në dysheme dhe qilima në shtëpinë tuaj!
E. Coli dëshmohet si bakteri më i zakonshëm në këpucë. Ajo merret në kontaktet e këpucës me fekale në WC publike, në kontaktet me jashtëqitjet e kafshëve etj.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Journal of Aplikuara dhe Mikrobiologjia e mjedisit, edhe nëse banjo / WC duket e pastër ajo përmban një numër të madh mikrobesh patogjene.
Sipas një studimi të bërë në tualetet publike nga Universiteti Shtetror në San Diego edhe në tualetet e sterilizuara plotësisht dhe pastaj të lëshuara  për publikun, brenda një ore mikrobet kishin mbuluar pothuajse të gjithë sipërfaqen. Në fund të ditës janë konstatuar 77.000 variacione të baktereve Staphylococcus
Është mençuri që për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur futjen e baktereve në shtëpi ti hiqni këpucët jashtë dhe ti vishni ato po jashtë.
Megjithatë kjo është e pamundur për të siguruar pastërti absolute, ndaj lani këpucët tuaja herë pas here me sapun.

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.