I hiqet mandati i këshilltarit bashkiak të Shkodrës nga KQZ për falsifikim dokumentesh

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  i cili  u mblodh ditën e sotme për heqjen e  mandatit të këshilltarit të Këshillit Bashkiak  të Shkodrës, Preng Luli ka vendos me 6 vota pro heqjes së mandatit.

Këshilltari Preng Luli është i dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër më 2 tetor për falsifikim dokumentesh, dënim për të cilin KQZ është vendosur në dijeni nga Prokuroria dhe gjykata.

Preng Luli është përfaqësues i PDK-së në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Mësohet se Preng Luli, përfaqësues i Partisë Demokristiane të Shqipërisë është i dënuar me dy vite burg, me formë të shkurtuar.

Ndërkohë bëhet e ditur se ai nuk ka deklaruar se ka qenë në hetim në momentin që ka plotësuar formularin e dekriminalizimit.

Nga ana tjetër, anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ- së, Gëzim Veleshnja  ka propozuar se përveç heqjes së mandatit, Luli të shkoj edhe në Prokurori për mos plotësim korrekt të formularit.  Propozimi e Veleshnjës e ka mbështetur vetëm antarëja e Partisë Demokratike në KQZ, Vera Shtjefni ndërsa katër anëtarë të tjerë ishin kundër.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.