Haradinaj mer pjesë në konferencën me rastin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

0

Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën me rastin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Me këtë rast ai tha se ky është moment i mirë për të dërguar porosi të qarta, që Qeveria e Kosovës e kupton seriozisht rëndësinë e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, duke potencuar se kjo është edhe në frymën e angazhimeve të përbashkëta me BE-në.

“Sa i përket Kosovës, parandalimi i këtij lloj krimi specifik, duhet të ndodhë me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni ynë në fuqi”, theksoi kryeministri, duke shtuar se është me rëndësi të posaçme të identifikohen dhe ndëshkohen bartësit e këtij krimi.

Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për gjetjen e atyre që e ushqejnë këtë krim, kryeministri theksoi nevojën e avancimit të ekspertizës në përputhje me kapacitetin e atyre që janë bartës të këtij krimi.

Bashkëpunimi rajonal me vendet fqinje dhe poashtu bashkëpunimi me BE-në, në përputhje me konventat e dakorduara që sot ekzistojnë, sipas kryeministrit, kanë një rëndësi të veçantë.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit tha se çdo lloj i krimit, e ushqen një lloj tjetër të krimit dhe, siç tha, kjo nuk është diçka e re për t’u ditur.

“Nëse ka pasur tolerancë të caktuar në një lloj të caktuar të krimit, atëherë ndihmohen reciprokisht, shërbehen reciprokisht. Trafikimi me qenie njerëzore mund të jetë bazë edhe për lloje tjera të krimit, që janë rrezik i civilizimit sot”, u shpreh Haradinaj.

Për pjesëmarrje në këtë konferencë, ai falënderoi shefen e BE-së, Nataliya Aspotolova, duke theksuar se Kosova dhe BE-ja vërtetojnë përkushtimin për luftimin e këtij lloj krimi, pikërisht në ditën e BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore,

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.