Haradinaj ka prezantuar para Kuvendit, Qeverinë e re të Kosovës

0

Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalimin para Kuvendit ku ka prezantuar qeverinë e re të Kosovës.

Në fjalën e tij, Haradinaj ka shpalosur objektivat, ndërsa prioritet do të jetë ekonomia dhe integrimi.

Të rrisim ekonominë. Të hapim vende të reja punë. Para vetës keni disa orientime programore, por programi i qeverisë do ta sjellim në afat të caktuar.

Për Kosovën është tepër i rëndësishëm konsolidimi i rendit dhe ligjit.  Kosova rrezikohet nga rreziqet e reja dhe të vjetra.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, OKB dhe BE është i domosdoshëm. Kosovës i është stërzgjatur rruga për BE. Kosova nuk shkon në BE por bëhet BE.

Do ta forcojmë miqësinë me SHBA. Do të dialojmë edhe me Serbinë. Nuk mund ta ndryshojmë faktin se jemi fqinjë”, ka theksuar Haradinaj.

Gjatë fjalës së tij Haradinaj u është drejtuar në serbisht deputetëve të Listës Serbe.

Shqiptarët i kanë respektuar të tjerët, e me të gjitha pakicat kemi arritur të kemi bashkëjetesë të përbashkët e besoj se këtë do ta arrijmë së edhe me komunitetin serb” deklaroi ai duke sjellë reagimin e ashpër të deputetëve të opozitës për gjuhën serbe.

Seanca është ndërprerë pas debateve, pasi shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kërkoi të votohet menjëherë Qeveria Haradinaj për të parë nëse i ka votat.

Qeveria e Kosovës
Kryeministër: Ramush Haradinaj
Zv/kryeministra do të jenë: Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj, Dalibor Jevtiq dhe Dardan Gashi
Ministër i FSK: Rrustem Berisha
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahiri
Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica
Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj
Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar

Share.

About Author

Leave A Reply