Hamilton rikthehet te fitorja në F1, triumfon në Monako

0

Kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton është rikthyer te triumfi, duke fituar Çmimin e Madh të Montekarlos.

Britaniku arriti t’i lërë të gjithë pas edhe pse në fillimin e garës pati vështirësi për shkak të reshjeve të shiut.

Në vendin e dytë në këtë garë u rendit piloti i Red Bull, Ricciardo, ndërsa në podium u ngjit edhe Perez.

Vetëm vendi i katërt për Vettel me Ferrarin, ndërsa Raikkonen u detyrua ta lërë garën pas një gabimi në xhirot e para.

Një garë jo e mirë për pilotin tjetër të Mercedes, gjermanin Rosberg, i cili i ndikuar edhe nga kushtet jo të mira të pistës u rendit vetëm në vendin e 7.

Gara e ardhshme do të jetë çmimi i Madh i Kanadasë, i cili do të mbahet më 12 qershor.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.