Hamdi Salihi dënohet me me 10 ndeshje pezullim pas grisi kartonin e kuq

0

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vepruar me dorë të hekurt duke dënuar klubin e Skënderbeut, por edhe lojtarët për incidentet në ndeshjen përballë Kukësit.

Kështu Tefik Osmani për sjellje jo sportive ndaj gjyqtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese dënohet me 8 ndeshjes pezullim.

Hamdi Salihi dënohet me me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti pas grisi kartonin e kuq, që arbitri Jorgji i akordoi Osmanit.

Zyrtari i Skenderbeut Gerhard Takaj për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 18 ndeshje, ndërsa klubi dënohet me 100 mijë lekë gjobë.

Dhuna në Kukës nisi pasi arbitri Jorgji, pas kartonit të kuq nuk i akordoi një penallti Skënderbeut duke sjellë tensionimin e situatës.

Skënderbeu akuzoi arbitrin për heqjen e titullit kampion nga duart në fund me qëllim, pasi vendimet ishin shumë të diskutueshme.

Vendimet e plotë të Disiplinës
1. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.

2. Lojtari i KF “Skenderbeu” Tefik Osmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese e duke u përplasur fizikisht, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Skenderbeut” Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshtim me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Skenderbeu”, Gerhard Takaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS dënohet me 18 (tetembëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qendrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

5. KF “Skenderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.

6. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindemijë) Lekë.

7. Lojtari i KF “Vllaznia”, Brunild Pepa, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit me fjalë ofenduese, në bazë të nenit 56/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. “Flamurtari” FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 100.000 (njeqindmijë) lekë gjobë.

9. Lojtari i “Flamurtari”FC, Ivan Jakovljevic dhe lojtari i KF “ Laci” , Bruno Lulaj, për sjellje të keqe ndaj njëri-tjetrit, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i “Vllaznia B”,Elvis Kraja, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari i “Vllaznia B” Arbiaz Hasani për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Zyrtari i “Sopotit” Bekim Kuli, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. “Shkëndija Tiranë” U-19, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Porto” U-19, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

14. “Shkëndija Tiranë” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Kukësi” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

15. “Korabi” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër “Iliria” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

16. KF “Brians” U-17 për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me Akademia AAS U-17 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.

17. KF “Shkendija B.T” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Tirana B” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.

18. KF “Tomorri” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Luftetari” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.

19. Zyrtari i KF “Butrinti” U-19, Diogjen Muco, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 56/1.a të KDS.

20. Ekipi i “Edro Vlora” futsal, për mosparaqitje në ndeshje me “Vllaznia Shkoder” futsal humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.