” Habilajt ” më 31 tetor do të dalin para gjykatës

0

Në datë 31 tetor, sipas medieve italiane do të zhvillohet në gjykatën e Katanias seanca e parë gjyqësore e grupit shqiptar të trafikut të drogës me në krye Moisi Habilajn.

Shqiptarët e arrestuar në Itali për rrjetin e trafikut të drogës janë; Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, ndërsa italianët janë; Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti dhe Angelo Busacca.

Shqiptarët e arrestuar kanë kundërshtuar akuzat dhe ankimuar vendimet. Nga grupi Habilaj në Shqipëri është arrestuar edhe financuesi Nezar Seiti, për të cilin priten dokumentet nga Italia për ta ekstraduar, ndërsa në kërkim është Florian dhe Artan Habilajt, dy vëllezërit e Moisiut që është hapur në Itali.

Prokuroria shqiptare për dosjen e Habilajve ka akuzuar për përfshirje edhe ish-ministrin Tahiri, për të cilin kërkoi edhe autorizim nga Kuvendi për arrestim, por shumica vendosi vetëm hetim të lirë.

Grupi i Habilajve akuzohet për trafikun e tonelatave kanabis nga Shqipëria në Itali, ndërsa nga përgjimet rezulton se janë përfshirë edhe zyrtarë të policisë, për të cilët vijojnë hetimet nga pala shqiptare.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.