Gruevski kundër gjuhës shqipe

0

Partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni ka kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Antonio Milloshovski, një zyrtar i partisë VMRO-DPMNE, e vlerëson në kundërshtim me kushtetutën ligjin e ri që kaloi në qeveri dhe pritet të miratohet në Kuvend.

“Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore të cilin e propozojnë Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj dhe ky nen bie ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së.

Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim ligj që bie ndesh me Kushtetutën. E dyta, gjatë kohë paralajmëronim, edhe gjatë fushatës parazgjedhore edhe pas fushatës, se Zaevi është marionetë që nuk i mbron interesat nacionale të Maqedonisë, por të njëjtat i shet përmes Platformës së Tiranës, përmes Marrëveshjes me Sofjen, me qëllim që t’u ik veprave penale që i ka bërë”, deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni
(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.

(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik  të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj, shkruan zhurnal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.