Greqia refuzon të ekstradojë ushtarakët turq

0

Zyrtarë grekë kanë bërë të ditur se një gjykatë vendase ka refuzuar të ekstradojë 3 të parët, mes 8 ushtarakëve turq, të cilët u arratisën nga vendi i tyre dhe u ulën në territorin grek, pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të 15 korrikut.

Ushtarakët, të 8 pjesë e një ekuipazhi të helikopterit që u ul në tokën helene, mohojnë akuzat e pjesëmarrjes në grusht shteti, apo në komplotin për të vrarë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Vendimi i së hënës nga këshilli i gjykatësve të apelit të Athinës shqyrtuan argumentet e ofruara nga një prokuror grek, sipas të cilave jetët e pilotëve dhe mekanikëve të fluturimit do të rrezikoheshin nëse kthehen në Turqi.

Tre ushtarakët e parë pritet që të dalin nga paraburgimi në ditët në vijim. Avokatja e tyre, Stavroula Tomara tha se gjykata do të vendosë brenda 3 ditëve të ardhshme edhe për ekstradimin e 5 ushtarakëve të tjerë.

Të 8 ata u ulën në Greqi me një helikopter ushtarak turk më 16 korrik, pas asaj mesnate trazirash që prekën kryesisht Stambollin, por edhe Ankaranë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.