Greqia nis kërkimet për naftë në Jon

0

Sipas gazetës greke Ekathimerini, këtë të martë, pra në datën 31, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit, për eksplorimin e hidrokarbureve në perëndim të Korfuzit.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës, i jep të drejta konsorciumit të Francës, Edison-it të Italisë, dhe ELPE të Greqisë për të eksploruar dhe shfrytëzuar hidrokarburet në zonën 2 në Detin Jon, në Greqinë perëndimore. Cermonia  do të zhvillohen të martën nga Fondacioni Stavros Niarchos në jug të Athinës.

Greqia dhe tre kompanitë tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje qiraje për të kërkuar naftë dhe gaz në perëndim të Korfuzit. Marrëveshja është miratuar nga Këshilli Shtetëror i Auditimit, pas ceremonisë, kontrata do të paraqitet në Parlament për ratifikim.
Zona 2 në Detin Jon ,dhe zona 20  në jug të Kretës u përfshinë në tenderin ndërkombëtar për koncesionet e eksplorimit të hidrokarbureve në 2014.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.