Greqia kërkon ndihmë nga BE-ja për shuarjen e zjarreve

0

Greqia ka kërkuar ndihmën e partnerëve evropianë, për t’i bërë ballë tre zjarreve të mëdhenj, që kanë shkatërruar një nga mushkëritë e gjelbëra në rajonit të Athinës.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë nga zjarret që kanë përfshirë që prej ditës së dielë bregun lindor të Atikës, rajon i Athinës, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti, vendi ka kërkuar aktivizimin e mekanizmit evropian për mbrojtjen civile për një asistencë në mjete ajrore”, njoftoi në një konferencë shtypi zëdhënësja e zjarrfikseve, Stavroula Malliri.

“Franca nuk është e gatshme për të kontribuar pasi po lufton vetë kundër zjarreve në Korse, ndërsa Qipro ka ofruar tashmë ndihmën e 60 forcave zjarrfikëse ndërkohë që një avion ushtarak grek është nisur t’i marrë”, theksoi ajo.

Forcat zjarrëfikse që po punojnë për shuarjen e zjarreve në Atikë, në një zonë pyjore, janë shtuar sot duke arritur në 290 forca të mbështetura gjithashtu nga pesë avionë dhe shtatë helikopterë.

Share.

About Author

Leave A Reply