Greqia ankohet te Komisionin Europian: Rama po na sulmon

0

Dy ditë pasi dorëzuan në Komisionin Evropian një amendament ku kërkonin për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, eurodeputetët grekë kanë akuzuar qeverinë shqiptare se po dëmton marrëdhëniet me Greqinë. Ata i cilësuan deklaratat e kryeministrit Edi Rama, një sulm të pajustifikuar ndaj Athinës.

19 familje minoritare greke na kane thëne se shtëpitë e tyre po shemben. A është vërtetë Shqipëria duke mbrojtur te drejtat e minoriteteve. Kjo është shkelje serioze e te drejtave njerëzorë. Çfarë masash do merren për te mbrojtur te drejtat e minoriteteve ne Shqipëri.”, tha deputetja greke.

Ndërkohë, deputeti grek pohoi se: “Nuk ka respektuar kriteret e Kopehagenit për çështjen e minoritetit. Shqipëria apo qeveria shqiptare duhet të kishte bërë çfarë të kishte të mundur, por në fakt ka bërë gjithçka të mundur për të prishur marrëdhëniet e mira që duhet të kishte me qeverinë greke. Shqipëria ka bërë një deklaratë që është një sulm ndaj Greqisë, ka thënë gjëra pa ndonjë arsye, duke fyer historinë e shtetit tim. Duke bllokuar kontaktet dhe takimet me shtetin tim”, – deputeti grek.

Përgjigja e komisionerit Hahn ka qenë e drejtpërdrejtë lidhur me çështjen e Himarës, kur tha se çdo shtet ka ligjet dhe praktikat e tij, ndërsa nuk komentoi deklaratat e eurodeputetit grek për kryeministrin Rama.

“Të drejtat e minoriteti janë të drejta kyçe për BE. Shoqëritë apo shtetet duhet të zbatojnë të drejtat e minoritete, them se nuk duhet zbatuar thjesht ligji por duhet dhe praktika që ndjekin shtetet. Fondet duhet të shkojnë tek qytetarët tek ata që preken çdo ditë. Duhet të punojmë për të korrigjuar së bashku. Të them të drejtën, ky fenomen i strukturave lokale që mund të lejë mënjanë”, theksoi Hahn.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.