Greqi : Protesta masive ndaj masave të reja

0

Protestuesit e zemëruar grekë derdhën disa arka me sardele jashtë Parlamentit grek, ndërsa brenda tij, ligjvënësit miratuan një paketë të re masash ekstreme ekonomike, mes të cilave më shumë taksa dhe kufizime për industrinë e peshkimit.

Masat ekonomike që përfshijnë reforma të punës dhe pensioneve u kërkuan nga kredidhënës ndërkombëtarë të vendit, për të përmbyllur rishikimin e borxhit dhe për të kualifikuar Athinën për më shumë borxhe.

Protestuesit e shumtë jashtë Parlamentit thanë se masat për peshkimin janë thjesht karremi, pasi bashkë me to, qeveria miratoi edhe shumë masa të tjera ekstreme pa asnjë diskutim dhe në mënyrë të fshehtë.

Edhe opozita në Parlament akuzoi qeverinë e Alexis Tsipras se thjesht abuzon me pushtetin dhe nuk di ta përdorë atë. Qeveria greke shpreson se lehtësimi i borxhit do të ndihmojë të bindet Banka Qendrore Europiane të përfshijë bonot greke në programin e blerjes së aseteve, një lëvizje që shton besimin e investitorëve.

Masat e reja ekstreme u miratuan me 153 vota, vetëm dy më shumë se shumica e thjeshtë në Parlamentin me 300 deputetë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.