GREQI-LEJE QËNDRIMI

0

Leja e qëndrimit. Çfarë të duhet dhe sa kushton?

 2019-a dhe 2020-a janë dy vitet e rinovimit masiv të lejeve të qëndrimit. Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, drejtuesit e shërbimeve me një qëndrim (one stop shop), ankohen për mungesa të mëdha në personel, gjë që shkakton vonesa gjithashtu të mëdha.
Por ata që i rinovojnë gjatë kësaj periudhe lejet, do të kenë dhe një risi tjetër: Do të paguajnë më pak, ose dhe nuk do të paguajnë fare tarifat e zakonshme. Me përjashtim të 16 eurove, që është taksa e prodhimit të lejes biometrike.
Kushdo, i cili aplikon për nxjerrjen apo rinovimin e lejes së qëndrimit, do të paguajë vetëm 150 euro, nëse leja e tij e qëndrimit jepet në bazë të udhëzimeve të Komisionit Europian.
Në anën tjetër, tarifat vazhdojnë të mbeten “të kripura” për lejet “kombëtare”, që dalin sipas ligjit grek.
Paguajnë vetëm 150 euro, për këto leje qëndrimi:

Leje për bashkim familjar
Leje rezidenti afatgjatë (Epi makron dimenontos)
Studiues
Studentë
Punonjës me kualifikim të lartë

Leja unike:
Punë e varur
Për qëllime të veçanta, me akses në tregun e punë
Kuadro për veprimtari investuese

Për interes publik
NUK PAGUAJNË PARAVOLO ata që kanë leje qëndrimi pa afat (me status të rezidentit afatgjatë).

Tarifat (Paravolot) mbeten siç kanë qenë apo rriten?

Leje qëndrimi 10 vjeçare. Paravolo 900 euro. (Rinovimi: Vetëm 16 euro për kartën biometrike)
Rinovimi: Kur mbaron leja 10 vjeçare nëse plotëson kushtet për leje 5 vjeçare europiane aplikon për atë leje, në të kundërt aplikon për leje tre vjeçare, (nuk ka me leje 10 vjeçare).
PAGESA: 150 euro për të dyja rastet.

Leje 5 vjeçare e brezit të dytë 300 euro (Rinovimi: 300 euro)
PUNËSIMI SEZONAL i shtetasve nga vende të treta: Punëdhënësi duhet të paguajë 100 euro, nga 50 që paguante deri më tani.

RINOVIMI I LEJES SË QËNDRIMIT
 – Formulari i aplikimit
 – Katër (4) fotografi të kohëve të fundit me ngjyra në trajtë fizike, parametrat teknikë të të cilave janë të njëjta me ato të pasaportave, si dhe në trajtë digjitale të ruajtura në CD në format JPEG2000.
 – Një kopje të vërtetuar të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi të vlefshëm të njohur nga autoritetet greke, ku te ketë, kur është e nevojshme, vizë të vlefshme.
 – Tarifa 16 euro për printimin e lejes së qëndrimit biometrike.
 – Tarifa në formën e taksës elektronike (paravolo) kur është e nevojshme dhe sipas tipit të lejes së qëndrimit.
– Vërtetim se ka paraqitur kërkesë në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit për mbulimin e shpenzimeve spitalore, mjekësore dhe aksidenti ose kontratë sigurimi me një firmë private, aty ku kjo lejohet nga ligji.

 – Fotokopje e të gjitha faqeve të dokumentit të udhëtimit për periudhën e vlefshmërisë së lejes së fundit të qëndrimit, para rinovimit nëse ekziston.

GJOBAT

Kur paraqet me vonesë deri një muaj kërkesën për leje qëndrimi. Kjo gjobë mbetet 50 euro përpjesëtarët e familjes së shteasit grek apo shtetasit të BE
Kur nuk informon për ndryshimin e të dhënave personale dhe adresën = gjobë 100 euro.
Në rast përsëritjeje gjoba do të jetë 200 euro.

TARIFA (PARAVOLO) DHE TAKSA TË REJA

Paravolo 100 euro, kur dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare
Paravolo 50 euro kur bën kërkesë për Terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit
Paravolo 100 euro për rinxjerrjen e lëeje së qëndrimit të të gjitha kategorive (p.sh., kur humbet apo dëmtohet). Në këto raste, përveç paravolos paguan edhe 16 euro që është vlera e kartës biometrike të lejes që qëndrimit.

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.