Greqi : Lehtësim procedurash për dhënien e nënshtetësisë për emigrantët

0

Qeveria greke do thjeshtëzojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët. Kryeministri i Greqisë, Aleksi Tsipras (Cipras)ka deklaruar se qeveria e tij do të hartojë një ligj të ri për dhënien e nënshtetësisë greke, për të thjeshtëzuar procedurat për marrjen e saj nga emigrantët që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi.

“Duam të thjeshtojmë dhe përshpejtojmë procedurën e dhënies së nënshtetësisë, sidomos për sa i përket procedurës së dhënies së intervistës, të grumbullimit të dokumenteve dhe kohës që nevojitet”, është shprehur kreu i qeverisë helene sipas gazetës greke Kathimerini.

Nëse kjo deklaratë e Cipras bëhet realitet, atëhere pritet që të përfitojnë një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në shtetin fqinj.

Share.

About Author

Leave A Reply