Greqi, grevë e punonjësve sanitarë

0

Qindra mbledhës mbeturinash dhe punonjës të tjerë të sektorit sanitar në Greqi protestuan para godinës së Parlamentit, ndërsa male plehrash janë ngritur në të gjithë vendin pas një greve 10-ditore të tyre.

Nën të nxehtin përvëlues, punonjësit e kontraktuar, që thonë se vendet e tyre të punës janë në rrezik, marshuan përmes Athinës, shumë prej tyre të veshur me uniformat e punës, duke thënë se donin atë që u ishte premtuar nga qeveria: vende pune të qëndrueshme.

Disa thërrisnin “Tsipras, kontrata jote ka përfunduar!”, duke iu referuar rënies së ndjeshme në sondazhet e opinionit publik të kryeministrit.

“Është një lojë e madhe politike që po luhet pas shpinës sonë. Ashtu siç ndodh gjithnjë. Por ne nuk duam t’ia dimë për asgjë. Duam vetëm vendet tona të punës, vendet që ata na kanë premtuar”, tha një protestuese.

“Ne nuk po luftojmë për një makinë të shtrenjë, apo një zyrë luksoze. Ne po luftojmë për një fshesë dhe një mbledhëse mbeturinash, si dhe për një pagë për të rritur fëmijët”, tha një tjetër protestuese.

Mbledhësit e mbeturinave druajnë se do të humbasin vendet e tyre të punës, pas rregullave të reja që përcaktojnë kontrata pune afatshkurtra në sektorin publik.

Një urdhër i gjykatave, që ndalon zgjatjen e kontratave afatshkurtra të punës, mund të çojë në humbjen e mbi 10 mijë vendeve të punës. Ofertat nga qeveria për t’u dhënë kontraktorëve aktualë preçedencë në çdo rinovim kontrate nuk mundën t’i jepnin fund grevës.

Shumë lagje të kryeqytetit grek, Athinë, janë parë të mbushura me pirgje mbeturinash, dhe e gjitha kjo kur temperaturat janë rritur shumë, e pritet të rriten ende.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.