Greqi, gjykata rrëzon ligjin e Tsipras për liçencat televizive

0

Një humbje e rëndë për kryeministrin Tsipras konsiderohet vendimi i Këshillit të Shtetit, Gjykata e Lartë Administrative në Greqi, që e ka votuar me 14 vota pro dhe 11 kundër, duke e nxjerrë antikushtetues ligjin për liçencat e kanaleve televizive kombëtare, duke gjykuar se vetëm Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit ka kompetencë për të qenë rregullator i pavarur i industrisë televizive dhe jo qeveria.

Për muaj me radhë mbledhja e këtij Këshilli nuk u bë e mundur pasi opozita konservatore nuk ka qenë dakord dhe pasi qeveria Tsipras miratoi në Parlament një projektligj me anë të të cilit shpalli një tender publik për funskionimin ligjor të kalaneve televizive, gjashtë javë më parë dha katër liçenca kombëtare përkundrejt shumës 254 mln euro.

Rregullimi i relievit televiziv në vend u quajt si boshti kryesor i politikave qeveritare të të majtëve në pushtet, për të luftuar të ashtuquajturin “trekëndësh të korrupsionit”, lidhjet ndërmjet mediave, politikës dhe bankave, në një shtet ku kanalet private për mëse 27 vjet nuk paguanin asnjë taksë për funksionimin e tyre.

Por tashmë, sipas zëdhënëses së qeverisë, ky vendim çon përsëri në ekzistencën antikushtetuese të kanaleve të mëparshme që do të vazhdojnë transmetimin, ndërsa ato që fituan tenderin ende nuk mund të funksionojnë dhe qeveria duhet edhe t’u kthejë pronarëve këstin e parë prej 80 mln euro që ata kishin dhënë për të marrë liçencën, para të cilat do të çoheshin për nevoja sociale të shtetit.

Duke vazhduar kritikat e ashpra, ajo ka theksuar gjithashtu se Këshilli i Shtetit është e njëjta gjykatë që ka nxjerrë të ligjshme tre marrëveshjet e ndihmës për Greqinë të cilat po e shkatërrojnë vendin, mbylljen e padrejtë të televizionit shtetëror dhe shkurtimin me një të tretën e fondeve të skemave të pensioneve.

Bashkë me projektuesin e projektligjit të anuluar, ministrin e Shtetit Nikos Papas, për të cilin opozita ka kërkuar dorëheqjen, zëdhënësja e qeverisë ka thënë se ekzekutivi do të sjellë të hënën në Parlament një projektligj të ri.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.