Greqi : Anija e mbytur shkakton ndotje të detit e plazheve

0

Disa nga plazhet më të kristalta të Greqisë janë veshur me një shtresë të zezë, pas një rrjedhjeje masive mazuti nga një çisternë e mbytur.

Anija “Aya Zoni II”, 45-vjeçare, u mbyt ndërsa ishte e ankoruar në afërsi të ishullit Salamina mbrëmjen e së dielës. Ajo mbante rreth 2.500 tonë karburant, një pjesë e të cilit me shpejtësi ka mbuluar plazhet në anën juglindore të ishullit, përballë Athinës dhe Portit të Pireut. Mazuti tani është përhapur edhe në brigjet e kryeqytetit. Banorët lokalë e kanë cilësuar ngjarjen një katastrofë.

“Do të duhen të paktën dy vite për ta pastruar, minimumi dy vite. Edhe nëse mazuti largohet nga sipërfaqja e ujit, një pjesë e tij do të mbetet në rërë, apo në fund të detit. Ne do të ecim mbi rërë dhe këmbët tona do të bëhen të zeza”, tha një banor.

Më shumë se 10 anije pastruese janë vënë në punë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e ndotjes. Ministria greke e Marinës tha se, kontraktorë privatë janë angazhuar për të ndihmuar në përpjekjet e ndalimit të rrjedhjes dhe pastrimit. Pavarësisht besimit, ekziston frika se mijëra gjallesa ujore, mbi dhe nën ujë, mund të preken.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.