Google gjobitet nga BE

0

Komisioni Europian ka gjobitur gjigandin e internetit Google me 2.42 milion euro, pasi ka konstatuar se kompania ka abuzuar me fuqinë që ka duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve në krye të rezultatit të kërkimeve.

Gjoba e rregullatorit të Komisionit Europian është dënimi më i madh i shqiptuar kundër një kompanie të akuzuar për çrregullim të tregut.

Vendimi po ashtu e urdhëron kompaninë Google t’iu jap fund praktikave antikonkurruese brënda 90 ditëve, në të kundërt do të përballet me një tjetër ndëshkim.

Ajo që ka bërë Google është e paligjshme me rregullat e BE”, tha Margrethe Vestanger komisioner e BE-së për çështje të konkurrencës.

Google u ka mohuar kompanive të tjera mundësinë për të konkuruar me meritat e tyre. Për më tepër u ka mohuar konsumatorëve europiane përfitimet nga konkurrenca, zgjedhja e vërtetë dhe inovacioni”, shtoi Vestanger.

Komisioni Europian ka hetuar platformën Google Shopping që nga fundi i vitit 2010.

Google, kompani amerikane, tha se po shqyrton mundësinë për ta apeluar vendimin.

Share.

About Author

Leave A Reply