Gjykata themelore e Shkupit ka marrë vendimin për 37 pjesëtarët e grupit të Kumanovës

0

Gjykata themelore e Shkupit ka marrë vendimin për 37 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Shqiptarët kanë marrë një dënim prej 746 vjet burg, akuzohen për terrorizëm në luftimet e 9 dhe 10 majit në vitin 2017.

7 prej pjesëtarëve janë dënuar me burgim të përjetshëm, bëhet fjalë për Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

13 shqiptarë kanë marrë një dënim prej 40 vitesh burg, ndërsa 6 të tjerë janë dënuar me 20 vite burg, të tjerët më pak se 18 vite burg. Katër shqiptarë janë liruar si të pafajshëm.

Shumica e të dënuarve janë nga Kosova, llogariten si organizatorë të ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në luftimet dyditëshe janë vrarë 10 pjesëtarë të forcave policore dhe 8 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Pala mbrojtëse deklaroi se procesi ka qenë i montuar nga shërbime sekrete që kishin për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga kriza politike në Maqedoni, e nxitur nga afera e përgjimeve.

  • Andi Krasniqi, burg i përjetshëm
  • Dem Shehu burg i përjetshëm
  • Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm
  • Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm
  • Valdet Zekaj, burg i përjetshëm
  • Bek Bajra, burg i përjetshëm
  • Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm
  • Qenan Hiseini 20 vjet
  • Irfan Lutfiu 14 vjet
  • Fadil Elshani 20 vjet
  • Esat Kafegjolli 40 vjet
  • Adrian Bujari 40 vjet
  • Shefqet Hallaqi 40 vjet
  • Lirim Demiri 20 vjet
  • Hajrush Abdija 20 vjet
  • Betim Kabashi 40 vjet
  • Genti Sefaj 40 vjet
  • Lendrit Rustemaj 20 vjet
  • Enver Hoxha-Klajn 40
  • Rufki Dogani 40 vjet
  • Mirsad Qerimi 20 vjet
  • Bajram Elshani 40 vjet
  • Nexhmedin Lika 40 vjet
  • Lirim Krasniqi 40 vjet
  • Sevdail Miftari 40 vjet
  • Fatmir Recica 40 vjet
  • Arsim Bajrami 13 vjet
  • Musa Pajaziti 12 vjet
  • Ragmi Latifi 18 vjet
  • Seadudin Abdullahu 14 vjet
  • Elham Arifi 13 vjet
  • Ebib Alimi 12 vjet

Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Në senacën e të akuzuarve kanë marrë pjesë vetëm 4 persona të cilët kanë kënduar himnin kombëtar dhe këngën Besa besë.

Pasi theksuan se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë ata u përjashtuan nga seanca nga gjykatësja e çështjes.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.