“Gjoka Konstruksion” është shpallur fituese e koncesionit për ndërtimin e “Rrugën e Arbrit”

0

Shoqëria “Gjoka Konstruksion” është shpallur fituese e koncesionit për ndërtimin e “Rrugën e Arbrit”. Kjo shoqëri u shpall fituese pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave të paraqitura në komision, duke skualifikuar dy operatorët e tjerë në garë.

“Gjoka Konstruksion” është shoqëria që ka fituar tenderin për ndërtimin, operimin, përmirësimin dhe mirëmbajtjen e “rrugës së Arbrit”, një rrugë që do të ishte zgjidhje për shumë qytetarë të verilindjes. Kjo shoqëri ishte në garë për tenderin e ‘Rrugës së Arbrit’ me operatorët ekonomikë “Adem Pajoni” dhe “Alb-Star” sh.p.k, të cilat u skualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret e kërkuara.

Vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se procesi për kontratizimin e ‘Rrugës së Arbrit” është në veprim dhe se shumë shpejt do të finalizohet, duke i hapur rrugë ndërtimit të këtij aksi të rëndësishëm, që sipas kryeministrit, nuk do të ndalet puna deri në përfundimin e tij.

Njoftimi i plotë:
Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP duke shpallur fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik, në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, rrjedhimisht oferta u skualifikua.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të sistemit u konstatua se operatori ekonomik shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishte paraqitur disa dokumente teknike dhe ligjore por nga analizimi i tyre rezultoi se nuk kishte ofertë financiare dhe nuk plotësoheshin kriteret e kërkuara. Për këtë arsye, komisioni vendosi të skualifikojë operatorin “Alb-Star” sh.p.k.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistem nga operatori ekonomik shoqëria “Gjoka Konstruksion”, rezultoi se ajo kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit.

Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare.

Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore tashmë do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.