Gjirokastër-Kakavijë, përplasen dy automjete

0

Një përplasje mes dy automjetesh ka lënë të plagosur tre persona në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Aksidenti ka ndodhur në rrugës hyrëse të fshatit Lazarat.

Drejtuesi i një prej automjeteve të aksidentuara ka qenë Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt i dënuar për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në Lazarat në vitin 2014. Në aksident është përfshirë një makinë tip “Citroen” me targa “AA 463 CE” dhe një automjet tjetër me targa “AA 0010 OY” të cilat po udhëtonin në drejtime të ndryshme.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur çifti i bashkëshortëve Apostol Strato 75 vjeç dhe Maria Strato 70 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës. Lëndime nga aksidenti ka pësuar edhe Vandam Mahmutaj por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

vandam mahmutaj

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.