Gjirokastër : Gjykata i kërkon avokatit të shqyrtojë dosjen me 600 faqe për 16 orë !! ?

0

Një situatë e çuditshme është regjistruar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër. Gjykatësi, i cili po gjykon çështjen e Ajet Rexhepit, i akuzuar për një vrasje të ndodhur tre vite më parë, i vendos kushte avokatit të tij, Fran Dashi, që brenda 16 orëve të studiojë dosjen prej 600 faqesh dhe të paraqesë mbrojtjen.

Për këtë arsye avokati Fran Dashi kërkoi dhe dërgoi kërkesën me shkrim, për përjashtimin e gjyqtarit Tomor Shkreli nga trupi gjykues për njëanshmëri dhe paragjykimin e çështjes.

Nisur nga kjo, Ajet Rexhepi, i cili deri në përfundim të gjykimit, ndodhet në paraburgim në Sarandë, me t’u kthyer, bëhet me dije se, ka hyrë në grevë urie.

Sot në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, avokati i pajtuar nga i akuzuari për vrasje, ka kërkuar përjashtimin e relatorit të çështjes Tomorr Skreli, për njëanshmëri në gjykim.

Gjithçka, avokati i palës së paditur, tha do t’ia bëjë të ditur Komisionit të Vetingut, kreut të qeverisë Rama dhe Ambasadës Amerikane, për këtë shkelje dhe paragjykim të vendimit nga ana e gjykatësit të Apelit Tomorr Skreli në Gjirokastër.

Ngjarja për të cilën akuzohet Rexhepi ka ndodhur më 12 shkurt të 2016 në fshatin Shkallë të Konispolit në rrethin e Sarandës, ku është qëlluar me armë zjarri Pajtim Shehu në atë kohë 44 vjeç.

Organi i akuzës së Sarandës, ka akuzuar Ajet Rexhepin, komshiun e tij, si vrasësin e Shehut e duket se në këtë mendje, ka qenë edhe gjykatësi i çështjes Alltun Cela i Gjykatës së Sarandës, ku në përfundim të gjykimit, e kanë dënuar Ajet Rexhepin me 25 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen dhe armëmbajtje pa leje.

Mirëpo familjarët e të dënuarit Rexhepi, pretendojnë se ndaj tyre është kryer padrejtësi dhe se autori i vrasjes së komshiut të tyre nuk është kryefamiljari Rexhepi. Sot në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër është organizuar séanca gjyqësore e apeluar nga familjarët e të akuzuarit për vrasje.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.