Gjinush i: Pakti Rama-Basha, “vdes” të vegjlit

0

Pas bërjes publike të detajeve të marrëveshjes Rama-Basha, drejtuesit e partive të tjera, të majta dhe të djathta dhe një pjesë e analistëve nuk ndanë entuziazmin e kreut të mazhorancës dhe të kreut të opozitës.

Pa eufori kjo marrëveshje është pritur nga partitë e vogla, si nga republikani Fatmir Mediut ashtu edhe nga Skënder Gjinushi i social-demokratëve.

Në Top Story, Mediu iu referua një prononcimi të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për të dhënë mendimin e tij për këtë marrëveshje.

“Urojmë që të mos ndodhë ajo që tha zoti Idrizi, që tha se futëm PS dhe PD në zgjedhje dhe nxorëm aktorët e tjerë politikë”, tha Media.

Për kreun e republikanëve, situata e re e krijuar lind nevojën për një analizë brenda opozitës.

“Basha na garantoi që ajo marrëdhënie e qëndrueshme e aktorëve të opozitës me PD, do të kishte reflektim nga pikëpamja elektorale”, u shpreh ai.

Skënder Gjinushi u tregua i drejtpërdrejtë kundër marrëveshjes. Ai thotë se pakti shkel Kodin Zgjedhor.

“Nuk është zgjidhur juridikisht. Është një marrëveshje politike që shkel kodin dhe një hile e madhe politike, pasi nuk mund të përjashtohen koalicionet.

Kjo është një e drejtë universale dhe këtu flitet për një lojë politike që nuk shkon. Unë nuk e di se me çfarë baze Presidenti do të shtyjë zgjedhjet me 1 javë”, u shpreh ai, shkruan Top Channel.

“Kjo marrëveshje, përveç futjes së opozitës, nuk përmirëson gjë në procesin zgjedhor. Kjo marrëveshje ka dëmin që i bëhet të vegjëlve dhe shitblerja. Refuzimi arbitrar i koalicionit tani, do të thotë që pragu bëhet tani 8 përqind, praktikisht vdes të gjitha partitë e vogla”, vijoi Gjinushi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.